Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

3 muaj ago
in Politikë
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Endri Shabani në krye të Nismës dhe Adriatik Lapaj në krye të Shqipëria Bëhet u futën bashkë në zgjedhjet e 11 majit.

Sherri se kujt i takonte një mandat deputeti çoi në shkërmoqjen e kësaj aleance.
Sot Endri Shabani është Avokat i Popullit me firmat e opozitws dhe votat e mazhorancws, ndërsa Lapaj vazhdon një protestë disa javore poshtë zyrës së Kryeministrit.

Por me të marrë detyrën e re, duket se Endri Shabani e ka hedhur pas krahëve përplasjen me Adriatik Lapajn duke i dalë në krah.
Një prej urdhrave të parë të firmosur si Avokat i Popullit, lidhet me të hetuarit e asaj çfarë ndodhi në protestën e fundit të Lapajt kur policia ndërhyri e u hoqi çadrën. Top Channel mësoi se Avokati i Popullit ka nisur një hetim të kësaj ngjarje nga ku Adriatik Lapaj, mbeti i lënduar dhe u dërgua në spital.
Besnik Deda një prej komisionerëve të Avokatit të Popullit, u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu për këtë hetim, dërgoi këtë përgjigje përmes postës elektronike: “Në përmbushje të porosisë së lënë nga Avokati i Popullit, një grup i ekspertëve të institucionit ka nisur menjëherë hetim kryesisht për sjelljen e policisë, pas protestës së zhvilluar në datë 4 janar 2025 nga Partia “Shqipëria Bëhet” përpara Kryeministrisë, duke inspektuar ambientet e privimit të lirisë në Komisariatin e Policisë nr.1 dhe në Bllokun e Sigurisë, si dhe për të verifikuar gjendjen shëndetësore të protestuesve që ndodheshin të shtruar në Spitalin Universitar i Traumës, Tiranë”.
Besnik Deda komisioner i Avokatit të Popullit, thotë se hetimi I deritanishëm ka përfshinë të intervistuarin e të ndaluarve nga policia në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë dhe në spital.
“Nga deklarimet e të dy palëve si të protestuesve dhe të punonjësit të policisë, u konstatua se nga policia e shtetit nuk ishin marrë masat për vendosjen e Ambulancave në vendngjarje. Ambulancat kanë ardhur me vonesë të theksuar dhe pasi janë lajmëruar nga policia, duke rënduar më tej gjendjen shëndetësore të të plagosurve. Punonjësi i policisë theksoi se, kishte thyer kaviljen në dy vende gjatë rrëzimit në mes të turmës, si pasojë e rrëmujës së krijuar në vendngjarje. Ndërkohë, do të operohej si pasojë e dëmtimit të pësuar. Edhe nga ana e punonjësit të policisë, u evidentua se ambulanca kishte ardhur rreth 40 minuta ose më shumë me vonesë. Kjo pritje e gjatë e kishte bërë që të humbte ndjenjat”.
Nga konkluzionet paraprake komsioneri Besnik Deda thotë se ka Policia e Shtetit, nuk ishin marrë masat për vendosjen e Ambulancave në vendngjarje.
Nuk rezultoi të ketë patur mbipopullim në ambientet e shoqërimit. Konstatohet se, ka patur shkelje të procedurës të rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare Lidhur me mbarëvajtjen dhe sigurimin e protestës nga Policia e Shtetit, pasi nga ana e tyre nuk ka patur mjete të komunikimit masiv (megafon) me protestuesit për vetëpërmbajtje apo për shpërndarjen e tyre, por është ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme nga ana e policisë.

TË LIDHURA

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS
Kryesore

Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS

17:38 | 31/03/2026
Next Post
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com