Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

2 muaj ago
in Kultura, Shqipëria
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes.
Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës ndanë në mediat sociale një videomesazh të përbashkët ku iu uruan besimtarëve katolikë shqiptarë një Krishtlindje të begatë e plot mbarësi.

Mesazhi i plotë:

“Të dashur vëllezër e motra këtë urim të Krishtlindjes duam t’jua bëjmë së bashku të gjithë Ipeshkvijtë e Shqipërisë. Do kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë edhe imzot Simon Kulli, por jemi të sigurt se ai na i uron Krishtlindjet nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të zotit që është në Shqipëri”, u shpreh Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit.

“Me rastin e festës së Krishtlindjes së bashku me vëllezërit e mi Ipeshkvij dëshiroj t’iu drejtoj të gjithëve një lajm shprese, një shpresë që buron nga misteri që po kremtojmë, zoti u bë njeri dhe banoi ndër në. Por Krishtlindja na kujton që zoti është pranë nesh, ai hyn në jetën tonë të përditshme dhe bëhet i pranishëm veçanërisht atje ku ka vështirësi, pasiguri dhe vuajtje, të kremtosh Krishtlindjen do të thotë të ndihesh në praninë e zotit, por njëkohësisht edhe ta komunikosh këtë prani te të tjerët. Mos të mundohemi të mendojmë vetëm për veten, mos të mundohemi vetëm të marrim, por edhe të japim, mos të kërkojmë të fitojmë gjithçka për vete, por të hapim dyert e zemrat tona ndaj të tjerëve, vetëm ashtu Krishti do të lindë e do të qëndrojë gjithmonë në zemrën tonë”, tha Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit.

“Populli që ecën në errësirë, pa një dritë të madhe e mbi këtë luginë të errët shndriti drita e fuqishme, ‘E ke shumuar gëzimin, e ke rritur harenë’, kështu thotë profeti Isai në kapitullin e 90-të. Kjo është përvoja e krishtlindjes, përvoja e daljes nga një errësirë, një errësirë që e prek njeriun deri në misterin e fundit, të pakapërcyeshëm, për atë që është misteri i vdekjes. Por ne e dimë që në fe kjo dritë, shndrit. E zoti nëpërmjet ofertës së tij shndrit në jetën tonë, e përballë këtij grazhdi në Betlehem ku jemi të ftuar të ftuar të gjithë të kremtojmë e të festojmë, të sodisim këtë zot që shndrit në errësirat e ekzistencës tonë. Të bëjmë që edhe kisha jonë të mbushet me frymën e shenjtë të Jezuzit, populli të dalë nga fryma e errët e çdo distance, çdo shkurajimi, çdo mungese shprese”, ishte mesazhi i Imzot Arjan Dodajt, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës për këto Krishtlindje.

“Të dashur vëllezër e motra jam i lumtur t’iu drejtohem të gjithëve me rastin e Krishtlindjes së shenjtë, festë që kisha kremton çdo vit duke përkujtuar lindjes e zotit tonë Jezus Krishtit. Të begatisim familjet tona, ta pranojmë me lutje dhe me gëzim atë që po vjen, shëlbuesi ynë, zoti me në. ‘Ndryshoni e kthehuni tek unë’, thotë zoti, ja lajmi që na jepet në këtë Krishtlindje të shenjtë. Si mund të gëzohemi në lajmërimin e engjëllit që sjell lajmin e gëzueshëm të lindjes së zotit të paqes nëse ne nuk jemi njerëz të paqes, si mund të themi që e duam zotin dhe e bëjmë vullnetin e tij nëse nuk jemi të gatshëm të falim atë që na bën një ofendim, ky zot i paqes që po vjen, ka vdekur për ne dhe për mëkatet tona, për të na pajtuar me atin”, përmbylli Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës.

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Next Post
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen disa persona

Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen disa persona







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com