gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Buxheti 2026/ Gjekmarkaj: I porositur nga interesat e monopoleve, ndan njerëzit dhe krahinat

3 muaj ago
in Politikë
Buxheti 2026/ Gjekmarkaj: I porositur nga interesat e monopoleve, ndan njerëzit dhe krahinat

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka konsideruar diskutimin për buxhetin e shtetit, fabulën e re propagandistike të qeverisë dhe zhgënjimin e ri të shqiptarëve.

Nga foltorja, Gjekamarkaj tha se buxheti i vitit të ardhshëm, nuk është gjë tjetër veçse një buxhet i porositur për interes të monopoleve dhe aspak në shërbim të qytetarëve.

Ky është një buxhet që ndan njerëzit dhe krahinat!’, theksoi Gjekmarkaj ndër të tjera.

Votoj kundër çdo buxheti që sheh shtetin si pronë private dhe qytetarin si peng. Votoj kunder zellit tuaj militant për të mbrojtur çdo marrezi e poshtërsi!’, u shpreh nënkryetari i PD, në përmbyllje të fjalës së tij.

Fjala e plotë

Të nderuar kolegë deputetë,

Zoti Kryetar,

Të nderuar qytetar !

Sot diskutojmë buxhetin e shtetit , fabulen e re propagandistike dhe zhgenjimin e ri të shqiptarve.

Ky duhet të ishte dokumenti që ngjizet nga nevojat e qytetarëve.

Por jo.

Ky është një buxhet i porositur nga interesat e monopoleve.

Është një buxhet që nuk lind nga komunitetet, por nga klientët e pushtetit.

Është një buxhet që nuk ndërton zhvillim, por prodhon plage sociale. Ky është një buxhet që ndan njerzit dhe krahinat!

Ky është një buxhet qe bashkon perfituesit në një tryeze!

Në këtë vend, varfëria nuk është thjesht varfëri ekonomike.

Varfëria është depersonalizim, është qellim në vetvete, është mjet relativizimi i tjetrit, është raport dominimi.

Është zhveshje e njeriut nga dinjiteti.

Kur prindi nuk i thotë dot më fëmijës se nesër do të jetë më mirë, shuhet e ardhmja, keputet shpresa dhe pozitiviteti i nevojshem per nje shoqeri normale. Ketu eshte pika kur Atdheu te vret dhe te debon.

Familja shqiptare çdo ditë sheh të njëjtën padrejtësi dhe të njëjtin shpërfillje nga shteti.

Raporti shtet individ eshte i zhveshur nga respekti, eshte dizuman.

Varferia ekstreme të lë pa fytyrë. Ajo prodhon vetem nje mendim- deshperimin.

Dhe ne sot kemi mijëra shqiptarë pa fytyrë përpara fëmijëve të tyre.

Në këtë realitet, i varfëri bëhet më i varfër. Nga ferri i tyre ndertohet parajsa e pushtetit, arroganca e tij !

Pasuria sot shpërndahet jo sipas meritës, por sipas afërsisë me Qeverine . Kjo afersi nuk eshte simbolike virtyti por nje harte vesesh.

Oligarku bëhet më i pasur , me shperfilles , me arrogant me te zakonshmin por edhe me sherbetor ndaj pushtetit!

Sepse sistemi punon për ata që janë tashmë të pasur, duke rrenuar shtresen e mesme dhe duke zmadhuar komunitetin e te varferve!

Investimet publike nuk hartohen për nevojat e vendit.

Ato hartohen për porosi.

Aty ku dikush ka interes, aty shfaqet investimi.

Ndaj rrugët me pese fishin e çmimit, të cilat ndërtohen keq realizohen aty ku ka më fitim, jo aty ku ka më shumë nevojë.

Shkollat në pergjithesi mbyllen , ndersa aty ku hapen ndodh se projekti sjell përfitim, jo aty ku fëmijët mëtojnë arsim cilësor.

Spitalet modernizohen vetëm në narrativë, ndërsa pacientët trajtohen në kushte të rënda. Onkologjiku mbetet lokomotiva e kesaj drame!

Korrupsioni e dëmton shoqërinë disa herë.

Herën e parë kur vjedh paranë publike si shembull etik.

Herën e dytë kur e prish cilësinë e çdo vepre publike si dem fizik.

Rrugët prishen para se të mbarojnë.

Veprat publike degradojnë para se të hapen.

Korrupsioni shkatërron realitetin e përbashkët duke ndertuar një emeruea te perbashket atë të një vendi të korruptuar.

Ai po shkatërron statusin moral të deputetit shqiptar, i paaftë për t’u rrebeluar, i paafte per te dhene zgjidhje, i paafte per një portret të ndershem.

Shpesh dëgjojmë se SPAK-u do ta zgjidhë problemin.

SPAK heton vetëm një përqindje të vogël të korrupsionit real.

Sepse problemi nuk është vetëm te drejtësia.

Problemi është te mentaliteti i stimuluar.

Në këtë vend po humbet nderimi për punën e ndershme.

I ndershmi shihet si i dobët dhe nui merret si model.

Ndërsa ai që përfiton pa meritë shihet si i suksesshëm ai krijon trend, ndjekes, vizibilitet! Ai tenton edukatorin per femijet tane.

Erich Fromm na kujtonte se shoqëria është e sëmurë kur nderon përfitimin mbi integritetin.

Një plagë e madhe e shoqërisë sonë është dekulturimi i elitave intelektuale.

Mësuesit, pedagogët, studiuesit dhe artistët po varfërohen.

Por nuk varfërohen vetëm ekonomikisht.

Varfërohen kulturalisht, humbasin gradualisht mundesine për t’u shprehur, për të ndikuar.

Po zhveshen nga autoriteti.

Po margjinalizohen dhe heshtin.

Pushtetet autokratike gjithmonë kanë patur një aleat të madh: dekulturimin.

Sepse një shoqëri e cila e përjeton kulturën luks nuk reagon.

Një shoqëri e dekulturuar nuk mbron veten.

Albert Camus druhej për Francën se po të varferohej inteligjenca arrihej tek forma më e rrezikshme e tiranisë.

Mendoni Shqiperine e dale nga Otomanizmi shekullor, nga luftra dhe komunizmi, Shqiperine tranzitive sa afer ketij pohimi eshte!

Në këtë klimë shfaqet edhe një retorikë tjetër.

Kryeministri thotë: “Unë jam artist.”

Dhe është e vërtetë.

Sepse ai ka ndërtuar një skuadër artistësh të pazakontë.

Artistë që nuk prodhojnë kulturë, por prodhojnë fasada.

Artistë që nuk krijojnë vepra, por skenarë.

Artistë që nuk ndërtojnë institucione, por ndërtojnë iluzione.

Artistë ku njëri është më kreativ se tjetri në shpikjen e mënyrave të reja të zhvatjes.

Artistë që këndojnë si bretkocat e Aristofanit këngën e korrupsionit!

Në aftësinë për të shndërruar paligjshmërinë në normalitet ata shfaqen si gjeni, të denjë për Nobel!

Në talentin për të maskuar dështimin me genjeshtra janë magjistare! Ata nxjerrin flake nga goja e nga kudo!

Kështu u ngrit monumenti i korrupsionit.

U ngrit monumenti i shtetit të privatizuar.

U ngrit monumenti i triumfit të klientelizmit.

U ngrit monumenti i boshatisjes së Shqipërisë.

Ky është arti sublim i këtyre artistëve të pushtetit.

Arti për t’i larguar shqiptarët.

Arti për t’i bërë të rinjtë të padukshëm.

Arti për ta kthyer vendin në një instalacion bosh prej njerëzve.

Në një shoqëri të varfër dhe të dekulturuar, liria nuk mbijeton.

Liria nuk jeton në një vend ku shumica lufton për bukën e gojës.

Liria nuk jeton as në një vend ku kultura hesht dhe intelektualët varfërohen.

Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit.

Është buxhet i porosisë.

Është buxhet i interesave.

Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit!

Unë nuk votoj kundër shifrave.

Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë.

Kundër varfërisë së programuar.

Kundër dekulturimit të qëllimshëm.

Kundër korrupsionit të institucionalizuar.

Kundër modelit që e quan të ndershmin të parëndësishëm dhe të padrejtin të suksesshëm.

Unë votoj për punën e ndershme.

Për shansin e barabartë.

Për kulturën si mbrojtje të shoqërisë.

Për qytetarin që meriton dinjitet dhe jo depersonalizim.

Arsyen e keni humbur prej kohësh, duke prishur rregullat e lojës demokratike.

Keni humbur edhe mëshirën ndaj të ngjashmeve.

Babëzia është bërë shtëpia juaj.

E keni gjetur paqen brenda saj, por ajo është iluzive.

Barku i babëzisë është prej lastiku, vetëm zgjerohet, nuk është prej mermeri.

Sa më shumë mbushni vetes gropën e interesave personale, aq më shumë boshatiset shpirti i këtij vendi dhe fryma e komunitetit.

Votoj kundër çdo buxheti që sheh shtetin si pronë private dhe qytetarin si peng. Votoj kunder zellit tuaj militant per te mbrojtur cdo marrezi e poshtersi!

Votoj kundër hajduteve , kopukëve dhe teveqelave që i kanë zënë frymë gjithçkaje.

Votoj kunder te forteve qe e bene Shqiperine të dobet dhe flas per te mbrojtur dinjitetin e një Republike që po shuhet!

Faleminderit

TË LIDHURA

Edi Rama mbledh PS: në fokus mungesa e Elisa Spiropali në votim për Belinda Ballukun
Politikë

Edi Rama mbledh PS: në fokus mungesa e Elisa Spiropali në votim për Belinda Ballukun

20:44 | 25/03/2026
Taulant Balla mbledh Asamblenë e PS në Vorë: Fokus te potenciali ekonomik i zonës
Politikë

Taulant Balla mbledh Asamblenë e PS në Vorë: Fokus te potenciali ekonomik i zonës

20:32 | 25/03/2026
Ina Zhupa: 13 vite pa festival kombëtar të filmit, simbol i neglizhencës ndaj artit dhe kulturës
Politikë

Ina Zhupa: 13 vite pa festival kombëtar të filmit, simbol i neglizhencës ndaj artit dhe kulturës

16:32 | 25/03/2026
Next Post
Tabaku: Ligji i koncesioneve nuk frenon korrupsionin; PPP-të po përdoren për pastrim parash

Tabaku: Ligji i koncesioneve nuk frenon korrupsionin; PPP-të po përdoren për pastrim parash

Akuzat për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

Akuzat për trafik narkotikësh/ GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

Pjesë e grupi vrasësish me pagesë/ Kontrolle në banesën e 45-vjeçarit shqiptar

Pjesë e grupi vrasësish me pagesë/ Kontrolle në banesën e 45-vjeçarit shqiptar







JU REKOMANDOJMË

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës me Iranin
Bota

Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës me Iranin

by mirseda
20:49 | 25/03/2026
0

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka folur për konflikin në vendet e Gjirit Persik. Gjatë një seance parlamentare,...

Edi Rama mbledh PS: në fokus mungesa e Elisa Spiropali në votim për Belinda Ballukun

Edi Rama mbledh PS: në fokus mungesa e Elisa Spiropali në votim për Belinda Ballukun

20:44 | 25/03/2026
Taulant Balla mbledh Asamblenë e PS në Vorë: Fokus te potenciali ekonomik i zonës

Taulant Balla mbledh Asamblenë e PS në Vorë: Fokus te potenciali ekonomik i zonës

20:32 | 25/03/2026
“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona

“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona

20:30 | 25/03/2026
Gjermania zhvillon AI ushtarake, ushtria: Përshpejton vendimet në betejë

Gjermania zhvillon AI ushtarake, ushtria: Përshpejton vendimet në betejë

20:16 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com