Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik

3 muaj ago
in Politikë
120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik

Në rendin e ditës gjatë seancës parlamentare, sot 4 dhjetor, janë edhe tre projektligje për marrëveshje kredie dhe granti për të garantuar financimin për një nga projektet më të rëndësishme hekurudhore në vend, rehabilitimi dhe modernizimi i linjës Durrës-Rrogozhinë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha nga foltorja se ky projekt shënon fazën e parë të funksionimit të Korridorit Hekurudhor VIII.

“Projekti nuk është thjesht një ndërhyrje teknike mbi një trase hekurudhore, por një investim strategjik në garantimin e një ndërlidhjeje kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Malaj.

Ai bëri me dije se kostoja totale e projektit parashikohet në vlerën e rreth 120.5 milionë eurove, të cilat do të financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian.

“Konkretisht: Një kredi në vlerën prej 30 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH); një kredi tjetër prej 30 milionë euro nga Banka Evropiane për Investime (BEI) përmes kontratës financiare për projektin “Infrastruktura Hekurudhore e Korridorit VIII, Faza I – Shqipëri”; një grant në shumën prej 60.5 milionë euro i akorduar nga Bashkimi Evropian përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”, tha Malaj.

Ministri theksoi se projekti në fjalë përfaqëson “angazhimin e shtetit shqiptar, jo vetëm për të përshpejtuar modernizimin e rrjetit të transportit, por edhe për të rritur ndërlidhjen ekonomike me rajonin, si dhe për të kontribuar në qëndrueshmërinë mjedisore dhe sociale”.

Përmes këtij rehabilitimi të linjës do të mundësohet, forcimi i lidhjes ndërmjet Portit të Durrësit dhe qendrave industriale e logjistike të vendit; ndërlidhja me linjën Durrës-Tiranë, aktualisht në ndërtim, dhe më tej me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke mundësuar qarkullim të integruar të mallrave dhe udhëtarëve; lidhja me segmentin Vorë-Hani i Hotit, pjesë e projektit Flagship 3 të Planit të Investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor; mbështetja e zhvillimit ekonomik të zonave urbane të Rrogozhinës, Kavajës, Golemit dhe Lekajt, duke fuqizuar integrimin e tyre në rrjetin kombëtar dhe rajonal të transportit; nxitja e kalimit nga transporti rrugor në transportin hekurudhor, duke promovuar uljen e emetimeve të karbonit, si dhe duke përmbushur objektivat e Axhendës së Gjelbër të BE-së.

TË LIDHURA

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve
Aktualitet

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar
Aktualitet

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare
Kryesore

Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare

19:11 | 24/02/2026
Next Post
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com