Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tirana feston “Natën e Bardhë”

2 muaj ago
in Aktualitet
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana është mbushur sot me atmosferë festash me rastin e “Natës së Bardhë”. Në Sheshin Skënderbej po zhvillohet një koncert ku marrin pjesë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Koncerti ka nisur nga ora 18:00 dhe do të vijojë deri në mesnatë, ku marrin pjesë artistë si Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk dhe Lumi B, të cilët do të sjellin një atmosferë festive në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale video nga koncerti, ku shprehet se Tirana është “pushtuar” nga festa dhe energjia pozitive.

“Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin Skënderbej, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin,” shkruan Rama.

Më herët gjatë ditës, kryeministri ka publikuar edhe një sërë pamjesh nga aktivitetet e organizuara në qytete të ndryshme të vendit për Ditën e Çlirimit. Një nga momentet ishte festa në Gjirokastër.

Ndërkohë, paraditen e sotme, drejtuesit më të lartë të shtetit zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në nderim të 81-vjetorit të çlirimit të vendit. Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Niko Peleshi vendosën kurora me lule në Memorialin “Nëna Shqipëri”, duke përkujtuar sakrificën e atyre që luftuan për liri.

Me koncertin në kryeqytet dhe aktivitetet në të gjithë vendin, kjo mbrëmje pritet të kulmojë festimet e 29 Nëntorit dhe të sjellë një natë të mbushur me argëtim për qytetarët.

TË LIDHURA

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

14:50 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali
Aktualitet

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur
Aktualitet

Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

13:57 | 11/02/2026
Next Post
Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 50-vjeçarja







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

by mirseda
14:50 | 11/02/2026
0

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i...

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

14:45 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

14:11 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com