Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tirana e zymtë për festat e fundvitit

3 muaj ago
in Aktualitet
Tirana e zymtë për festat e fundvitit

Jemi në prag të dhjetorit, muajit të dritave shumëngjyrëshe, por në Tiranë, ndryshe nga kryeqytetet e tjera të Europës, atmosfera e festave mungon. Kryeqyteti ende nuk është dekoruar plotësisht dhe dritat nuk janë ndezur. Në prag të muajit më të bukur të vitit, që të gjithë e presin me emocion, Tirana duket e zbehtë, pa ngrohtësinë që festat e fundvitit e dhurojnë.

Përgjatë bulevardit dhe në disa nga rrugët kryesore pranë qendrës, dritat janë vendosur, por nuk ndizen në mbrëmje.

Ndërsa godinat e institucioneve, përfshirë ministritë dhe vetë godinën e bashkisë, nuk kanë dekore, si rrallë ndonjëherë në këtë periudhë.

Në sheshin Skënderbej, me shumë vonesë, po punohet për të vendosur pemën e vitit të ri. Ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë punimesh për fshatin festiv, shtëpizat e drurit që prej vitesh janë kthyer në traditë për Tiranën dhe kanë tërhequr qytetarë e turistë të shumtë.

Por përveç atmosferës së krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve, këtë vit kryeqytetit i mungon edhe gjallëria e festave të Nëntorit. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur vetëm disa flamuj. Bashkia ka organizuar për 28 dhe 29 nëntorin disa aktivitete në zona të ndryshme të kryeqytetit, por Tiranës i mungojnë simbolet kuq e zi, që i japin festës kuptimin e vërtetë të saj.

Ndryshe nga Tirana, kryeqytetet e tjera europiane janë zhytur tashmë në atmosferën e festave. Në Vjenë, tregjet tradicionale të krishtlindjeve janë hapur që në mes të nëntorit, ndërsa rrugët kryesore dhe sheshet ndriçohen me instalacione artistike dhe drita shumëngjyrëshe.

Në Londër, Oxford Street, Regent Street dhe Covent Garden janë ndezur prej javësh, duke krijuar një panoramë festive që tërheq mijëra vizitorë çdo ditë.
Qytete si Parisi, Budapesti dhe Praga i kanë ndezur dekorimet e tyre të vitit që në fillim të nëntorit, duke i kthyer hapësirat publike në atraksion për turistët dhe qytetarët.

Në kontrast me çdo kryeqytet të çdo vendi të Bashkimit Europian ku Shqipëria shpreson të anëtarësohet brenda vitit 2030, Tirana mbetet ende pa shkëlqimin dhe gjallërinë që karakterizon metropolet europiane në këtë periudhë festive… Dhe për shkak të lënies pas dore nga bashkia, kryeqyteti ngjan më shumë si një qytet periferik pa asnjë lidhje me Europën.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:57 | 02/03/2026
Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Next Post
SPAK reagon për operacionin antidrogë në Itali: U sekuestrua 1.3 ton kokainë

SPAK reagon për operacionin antidrogë në Itali: U sekuestrua 1.3 ton kokainë

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal: 1.3 ton kokainë të sekuestruara, 10 të arrestuar

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal: 1.3 ton kokainë të sekuestruara, 10 të arrestuar

Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari

Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com