Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:10 në aksin Kuç–Vlorë, në fshatin Gjorm.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip Volkswagen, me targa AB 173 GF, i drejtuar nga shtetasi me inicialet M. T., rreth 50 vjeç, dhe me pasagjer 33-vjeccarin me inicialet D. T., dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë, duke dalë nga trasa dhe përfunduar në kanalin kullues.
Të dy personat janë transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur















