Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

5 muaj ago
in Politikë
SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur për presionin e ushtruar ndaj një votuesi të opozitës në zgjedhjet e vitit 2023.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 14 nëntor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e marrë e pandehur për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit me inicialet G.B. që të mos merrte pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, si dhe të mos përfshihej në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike. Bufi u rikonfirmua si kryetare e Bashkisë Roskovec në këto zgjedhje vendore.

SPAK i është referuar publikimit në media të një audio regjistrimi për të filluar hetimin. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se kryebashkiakja Majlinda Bufi ështe revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues nga një program social i Bashkisë Roskovec, që kishte si objekt përmirësimin e kushteve të banimit për familjet e varfëra e të pafavorizuara, të miratuar nga këshilli kësaj njësie vendore një vit para zgjedheve vendore të 2023-it.

Nga hetimi ka rezultuar se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, përpara zgjedhjeve të atëhershme, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Më pas, shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e bashkisë me Bufin, ku atij i është ushtruar presion duke iu përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se kishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera, në këtë takim e pandehura i ka përmendur faktin se ai kishte dërguar mesazhe ku flitej për fitore të kandidatit të opozitës.

E pandehura Majlinda Bufi me pretendimin për të ‘shpëtuar’ shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: ‘që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapë gojë, të mos flasë as ai as familja e tij, por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023′”, shpjegon SPAK dhe çmon se kërkesa e Bufit është bërë përmes kërcënimit të masave administrative dhe kundër vullnetit të shtetasit G.B../ BIRN

TË LIDHURA

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS
Kryesore

Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-deputetin demokrat: S’të ndahet më zemra nga PS

17:38 | 31/03/2026
Next Post
E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com