Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Prodhim të mjeteve detare, çfarë parashikojnë marrëveshjet Shqipëri-Itali për mbrojtjen

3 ditë ago
in Politikë
Prodhim të mjeteve detare, çfarë parashikojnë marrëveshjet Shqipëri-Itali për mbrojtjen

Shqipëria dhe Italia konkretizuan një sërë marrëveshjesh dypalëshe gjatë Samitit Ndërqeveritar të mbajtur në Villa Pamphili në Romë, më 13 nëntor, duke rikonfirmuar thellësinë e partneritetit strategjik dhe angazhimin për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane, Giorgia Meloni mbikëqyrën nënshkrimin dhe shkëmbimin e disa marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm, ku siguria, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe fuqizimi i mbrojtjes civile zunë një vend themelor.

Por çfarë përmbajnë marrëveshjet në kuadrin e mbrojtjes?

I. Thellimi i Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke zgjeruar aktivitetet e përbashkëta në trajnim, ndërveprueshmëri, siguri detare dhe gatishmëri operacionale.

“Gjithashtu, firmosja e marrëveshjes teknike për transferimin e dy motovedetave patrulluese italiane për Rojën Bregdetare Shqiptare forcon ndjeshëm kapacitetet e Shqipërisë për vëzhgimin e hapësirës detare si dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit në Detin Adriatik dhe Jon”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

II. Zgjerimi i Bashkëpunimit Industrial të Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes thekson se konsolidimi i partneritetit strategjik në fushën e industrisë së mbrojtjes është një hap domethënës për krijimin e bazës industriale të mbrojtjes në vend, në përputhje me agjendën më të gjerë të industrializimit dhe aftësive teknologjike e prodhuese të vendit.

Marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara nga kompania shtetërore KAYO me kompanitë italiane Leonardo dhe Fincantieri fokusohen në përdorimin e teknologjive të avancuara nga municionet tek sistemet e komandim-kontrollit, zhvillimin e kapaciteteve të mirëmbajtjes së anijeve ekzistuese të Forcës Detare, dhe prodhimit të mjeteve të reja detare për tregun vendas dhe ndërkombëtar.

III. Investime në Fushën e Mbrojtjes Civile

Forcimi i Qëndrueshmërisë dhe kapaciteteve të mbrojtjes civile të Shqipërisë ishte një shtyllat kryesore të samitit të 13 nëntorit.

Nënshkrimi i dy instrumenteve financiare si; kredia 30 milionë euro dedikuar për pajisje, trajnim dhe modernizim operacional, dhe granti 5 milionë euros i fokusuar në reagimin e shpejtë dhe reduktimin e rrezikut, e vendosin në një nivel të ri bashkëpunimin midis vendeve tona.

“Këto nisma plotësohen nga nënshkrimi i memorandumit dhe deklaratës trepalëshe AKMC-AICS Tirana dhe e Agjencisë Italiane të Mbrojtjes Civile, për garantimin e sinergjive për projektet aktuale dhe të ardhshme të mbrojtjes dhe emergjencave civile”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Begaj: Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe duhet mbrojtur
Politikë

Begaj: Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe duhet mbrojtur

16:08 | 15/11/2025
Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

12:05 | 15/11/2025
Next Post
Atentati në Rinas me një të vdekur, policia informacion zyrtar: I palgosuri, rëndë

Pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armësh dhe minash në Nikël

“I forti i Lushnjës” kërkon ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për Aldo Baren

“I forti i Lushnjës” kërkon ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për Aldo Baren

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e vëllait të Erion Veliajt

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e vëllait të Erion Veliajt







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com