Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin.

4 muaj ago
in Aktualitet
KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin.

Ky është dokumenti i dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që vërteton përcjelljen e të dhënave sekrete për gjyqtarin e lartë Asim Vokshi, të dhëna këto që i ishin përcjellë nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
Në këto të dhëna KED e drejtuar nga Sokol Sadushi nuk vlerësoi indicien se gjyqtari që u votua për në gjykatën kushtetuese ishte në kushtet e kritereve ndaluese pasi informohet për bashkëpunim ose kontakte me shërbimet inteligjente. Në këtë dokument është vetë KED që pranon të jetë informuar nga njëra anë por nga ana tjetër nuk e vlerëson informacionin e institucioneve

Pas vendimmarrjes nr. 14, datë 17.06.2025 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konstatohet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) ka përcjellë pranë Këshillit një shkresë me informacion me përmbajtje të klasifikuar “sekret”, në lidhje me kandidatin (gjatë muajit qershor dhe gusht 2025).
Me qëllim verifikimin e informacionit të mësipërm, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kreu veprimtarinë hetimore administrative të nevojshme për rastin konkre , si verifikime në rrugë shkresore pranë AKSIK, ILDKPKI-së si dhe bankave të ndryshme të nivelit të dytë duke përfshirë edhe takime të drejtpërdrejta të anëtarëve të caktuar të KED me përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese. Përgjatë hetimit administrativ, Këshilli ka mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura, të cilat janë dokumentuar me procesverbalet përkatëse të datave 11 shtator 2025, dhe 16 shtator 2025. KED në datë 16 shtator referuar dokumentacionit të paraqitur ka konkluduar se nuk ndodhemi përpara kushteve të rishikimit të vendimit datë 17 qershor. Vendimmarrjen e mësipërme, Këshilli e ka bazuar në rezultatet e përfituara nga verifikimet përkatëse, po ashtu edhe në aksesin e kufizuar që AKSIK dhe institucionet ligjzbatuese i kanë ofruar në lidhje me verifikimin e një pjese të informacionit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson se ushtrimi i funksionit të tij verifikues kërkon jo vetëm administrimin formal të informacionit, por një akses real dhe të mjaftueshëm në materialet e përcjella nga organet kompetente.

Asim Vokshi, është gjyqtari i Gjykatës së Lartë që kaloi fazën e parë të kandidimit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i përbërë nga 9 pjesëtarë, mes tyre kryetari i tij i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si dhe dy anëtarët e kushtetueses Miriana Semini dhe Ilir Toska, ky i fundit njëri nga anëtarët që e aprovoi gjatë vettingut të KLGJ. Burime dhe dokumente të brendshme të KED tregojnë se ky institucion ka shkelur procedurat ligjore të verifikimit të integritetit gjatë shqyrtimit të kandidaturës. Gjithashtu mosrespektimi nga KED i detyrimeve të qarta ligjore për verifikimin e integritetit të kandidatëve, shkel jo vetëm ligjin dhe rregulloren e brendshme të KED, por cenon Kushtetutën dhe krijon rrezik për sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë. Gjithashtu e bën të pavlefshëm vendimin e miratimit të kandidaturës së Vokshit me probleme të integritetit.

Por në përpjekje për të mohuar raportimin e Top Channel mbi procesin e përzgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi publikoi një deklaratë që, në vetvete, konfirmon ekzistencën e informacionit për të cilin Top Channel raportoi.

Në të njëjtin tekst, KED e cilëson informacionin “të pavërtetë” dhe, njëkohësisht, “të klasifikuar”, një kontradiktë që nuk i shpëton askujt. Një e dhënë nuk mund të jetë njëkohësisht e pavërtetë dhe e klasifikuar.

Në vend që të japë shpjegime mbi përmbajtjen e këtij informacioni dhe mënyrën se si është trajtuar nga institucioni, Këshilli ka zgjedhur të akuzojë median dhe të kërkojë verifikimin e burimeve të saj. Një veprim që ngre pyetje serioze për qëllimin e vërtetë të këtij reagimi: mbrojtjen e procesit apo shmangien e transparencës?

Top Channel nuk e sheh këtë reagim si një sqarim institucional, por si përpjekje për të ushtruar presion ndaj medias që ka kryer detyrën e saj, të informojë publikun mbi fakte dhe dokumente zyrtare.

Detyra për të ruajtur sekretin apo konfidencialitetin e dokumenteve nuk i takon medias, por vetë institucioneve që i administrojnë ato.

Dhe nëse Top Channel do të publikojë dokumentet në fjalë, atëherë jo media, por vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të hetojë mënyrën se si këto të dhëna janë mbajtur apo trajtuar.

Në këtë rast, përgjegjësia e KED nuk do të kufizohej vetëm tek nxjerrja e sekretit, por edhe tek fshehja e tij ndaj vetë kandidatit për Gjykatën Kushtetuese, Asim Vokshi.

Top Channel i qëndron raportimit të tij, të mbështetur në dokumente dhe burime të verifikuara. Ne nuk jemi këtu për të akuzuar, por për të informuar.

Në fund të fundit, transparenca nuk është rrezik për institucionet; është testi më i mirë për legjitimitetin e tyre.
Top Channel

TË LIDHURA

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

12:31 | 12/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…
Aktualitet

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Next Post
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

Dosja ”Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

Dosja ''Partizani''/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK

AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

AKUZAT/ Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

by mirseda
12:31 | 12/03/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Jeta Krekës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm...

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen  paqësore

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen paqësore

11:41 | 12/03/2026
Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

11:39 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com