Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mbledhje në kryeministri.
Rama ka thirrur në takim, zv.kryeministren Belinda Ballukun, kreun e Kuvendit Niko Peleshin, Taulant Ballën si dhe krerët e Komisioneve Parlamentare socialiste.
Nuk dihet ende arsyeja e mbledhjes në Kryeministri, por një ditë më parë Rama ka dorëzuar në Parlament projektbuxhetin për vitin 2026.















