Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

5 muaj ago
in Ekonomi
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mimoza Kaçi, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Financave dhe Punësimit dhe në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Raportin Vjetor të veprimtarisë së Autoritetit për vitin 2024, një periudhë me zhvillime pozitive dhe dinamika në fushën e tregjeve financiare jobankare.

Në fjalën e saj, znj. Kaçi theksoi se Autoriteti ka vijuar punën në drejtim të forcimit të mbikëqyrjes së tregjeve, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullator të përafruar me standartet evropiane, mbrojtjen e interesave të investitorëve dhe konsumatorëve, duke kontribuar në stabilitetin financiar.

Prioritet kyç i punës së Autoritetit është procesi i integrimit evropian dhe përmbushja e angazhimeve në kuadër të Kapitullit 9 “Shërbimet financiare”, i cili kryesohet nga Autoriteti.

Në këtë kuadër janë ndërmarrë ndryshime të rëndësishme për harmonizimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian të fushës. Në prill të vitit 2025, u hapën negociatat me Bashkimin Evropian për grupkapitullin e dytë, pjesë e të cilit është edhe Kapitulli 9 “Shërbimet Financiare”.

Gjatë vitit 2024, tregjet financiare jobankare u paraqiten të mirëkapitalizuara dhe me tregues të qëndrueshëm të shëndetit financiar, duke vijuar një trajektore pozitive zhvillimi. Në fund të vitit, totali i aseteve të tregjeve nën mbikëqyrje arriti në 131 miliardë lekë, me një rritje prej 17% krahasuar me me një vit më parë.

Tregu i sipërmarrjeve të investimeve kolektive gjatë vitit 2024 ka patur përmirësim të treguesve, si në nivel aktivesh me një rritje 22%, ashtu edhe në nivelin e flukseve neto pozitive, kthimit nga investimi dhe numri i investitorëve arriti në 37,786, me rritje prej 17,4%.

Gjatë vitit, nisën aktivitetin dy fonde të reja investimi dhe u regjistruan fonde të reja me karakteristika ESG, në përputhje me praktikat e Bashkimit Europian.

Në vitin 2024, u licencua një shoqëri e re në tregun e sigurimit të jetës, duke e zgjeruar në 13 numrin e kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve. Në këtë treg vijoi prirja pozitive, me përmirësim të mëtejshëm të treguesve kryesorë financiarë.

Aktivet e tregut u rritën me rreth 6 miliardë lekë ose 12%, provigjonet teknike me rreth 2.49 miliardë lekë ose 9.8%, primet e shkruara bruto u rritën me 7%, duke arritur në 25 miliardë lekë, ndërsa dëmet e paguara bruto u rritën me 24.3%, në një total prej 9 miliardë lekësh. Raporti dëme/prime arriti në 41%, për herë të parë brenda diapazonit të rekomanduar për industrinë. Fondi i Kompensimit shënoi një ulje prej 18% të dëmeve pezull, duke arritur nivelin më të ulët historik.

Autoriteti, në zbatim të rekomandimeve të CEFTA-s dhe në bashkëpunim me Byronë Shqiptare të Sigurimit, mundësoi lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të automjeteve me targa shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke ulur kostot për drejtuesit e mjeteve, gjë që nxit shkëmbimet ekonomike me vendet fqinje.

Gjatë vitit 2024, tregu i pensioneve private vijoi rritjen, aktivet rezultuan 8.11 miliardë lekë ose 20.3% më shumë se një vit më parë dhe numri i anëtarëve arriti në 44,263. Autoriteti përfundoi hartimin dhe miratimin e kuadrit të plotë rregullator në zbatim të ligjit “Për fondet e pensionit privat”.

Tregjet e kapitalit shënuan rritje, ku shuma e obligacioneve të emetuara me ofertë private arriti në 28 miliardë lekë, me një rritje prej 40%, dhe vëllimi i instrumentave financiarë të bankave në tregjet e huaja arriti në 80 milionë euro gjatë vitit 2024. Autoriteti avancoi në zbatimin e Dokumentit të Politikave për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit 2023–2027.

Autoriteti është i angazhuar për një organizim të jashtëzakonshëm të Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), që do të zhvillohet në Tiranë në nëntor 2025 dhe do të mbledhë mbi 500 pjesëmarrës – përfaqësues të autoriteteve mbikëqyrëse, institucioneve financiare dhe industrisë së sigurimeve nga mbi 150 vende.

Ky aktivitet që organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon, është ngjarja me e rëndësishme globale në fushën e sigurimeve, duke reflektuar vlerësim për Autoritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet homologe dhe ato ndërkombëtare.

TË LIDHURA

Kërkesat për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik, Karakaçi:Do e marrim në konsideratë
Aktualitet

Kërkesat për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik, Karakaçi:Do e marrim në konsideratë

14:35 | 01/04/2026
Përfundon mbledhja e qeverisë, Ibrahimaj: 100 mln euro për AIDA-n dhe bord për investimet e huaja
Aktualitet

Përfundon mbledhja e qeverisë, Ibrahimaj: 100 mln euro për AIDA-n dhe bord për investimet e huaja

13:42 | 01/04/2026
Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA
Aktualitet

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

08:36 | 01/04/2026
Next Post
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën
Aktualitet

Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën

by mirseda
14:17 | 02/04/2026
0

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me dy interpelanca me ministrat e qeverisë, por edhe me pyetje-përgjigje...

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, reagon Presidenti Begaj

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, reagon Presidenti Begaj

14:13 | 02/04/2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

14:09 | 02/04/2026
Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë

Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë

13:40 | 02/04/2026
Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

13:35 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com