Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme një fond shtesë prej 753 mijë lekësh për kompensimin e pronarëve të tokave, që preken nga projekti i ndërtimit të segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”.
Me këtë vendim, shuma totale për shpronësimet arrin në 6.99 milionë lekë, që do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
Sipas vendimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të përballojë shpenzimet procedurale me një shumë prej 70 mijë lekësh.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin.