Konkurs për projektimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projekt-idetë e zhvillimit të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Fondi prej 23.6 milionë lekësh do të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2025.
V E N D I M
PËR
NGARKIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT, SI ORGAN QENDROR BLERËS, PËR REALIZIMIN E KONKURSIT TË PROJEKTIMIT PËR PROJEKTIDETË E ZHVILLIMIT TË KAMPUSIT UNIVERSITAR “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si organ qendror blerës, për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” Durrës.
2. Efektet financiare prej 23 665 000 (njëzet e tre milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh përballohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, miratuar për vitin 2025.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.