Mbahet sot në Shqipëri Forumi i parë i Investimeve EU–ËB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e rajonit, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
Gjatë fjalës së hapjes së këtij Forumi, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama deklaroi se duan që këtë forum ta zhvillojnë çdo vit në Tiranë, teksa nuk i kurseu batuta me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, së cilës i tha se në Tiranë do të gjejë më shumë diell, ushqim të mirë dhe më pak mërzi se në flluksën e saj në Bruksel.
“Faleminderit Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë edhe më shumë lajme të mira, edhe më shumë detyra shtëpie, por edhe për të shijuar më shumë diellin, ushqim më të mirë dhe më pak mërzi se sa në flluskën tënde të të BE në Bruksel.
Dua që t’i bëj një falënderim të veçantë skuadrës suaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për ta bërë realitet këtë gjë dhe sidomos drejtorit tuaj të përgjithshëm që ndau me ne mendimet e veta të mprehta për dobinë e një konference të tillë investimesh mes BE dhe BP. Konferencë që jemi të gatshëm ta kthejmë në një mbledhje të përvitshme, në një program gjithnjë e më ambicioz”, tha Rama.