Kryeministri, Edi Rama, në takimin që pati me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk është një iluzion i shpikur prej tij.
Rama tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në 2027, lidhet me reformat dhe me vlerësimin nga Komisioni Evropian.
“Unë personalisht e besoj këtë që themi. Por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh zgjedhore. Kur i kërkua shqiptareve të na japin mbështetjen të na japin një mandat të fortë për Shqipërinë 2030 në BE. Në këtë kuptim pyetja është drithëruese.
Për sa i përket BE, ka një kohë relativisht të gjatë për to që kam thënë dhe nuk i heq asnjë presje. Ku në atë kohë i propozonte këshillit që të hapeshin negociata dhe këshilli refuzonte për shkak të dy a tre vendeve i bëheshin penges këtij procesi. Sot jetojmë prej disa kohësh në një realitet tjetër në raport mes Shqipërisë dhe BE.
Sot ne jemi në një situatë, ku kemi hapur 5 nga 6 grup kapituj dhe procesi negociata në vetëm 11 muaj është një kohë rekord. Dhe sigurisht që ne kemi bërë detyrë tona se në Bruksel nuk të fal njeri akoma. Por nuk do të ndodhte ky proces me këtë shpejtësi nëse nuk do të kishte një vullnet jo vetëm nga komisioni por dhe nga vendet anëtare. Sepse i gjithë BE që prej disa kohësh nuk ka lëkundje fare që duhet mbështetur porcesi i anëtarësimeve të reja dhe Shqipëria. Është vullnet i përgjithshëm. Ndërkohë që viti 2027 nuk është se pamë në ëndërr, pro është një vit që e kami parë së bashku me komisionin Evropian.
Dhe normalisht ky vit lidhet me reformat që bëjmë këtu me masat që janë të kalendarizuara dhe të detajuar. Nëse ne do vazhdojmë me këtë rritëm dhe me këtë sukës ne do t’ja dalim që në 2027 ta bëjmë detyrën tonë.”, Rama.