Një nga kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë.
Prej 1 jave 70 punonjësit e minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë duke bojkotuar punën në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Sot ata kanë përshkallëzuar reagimin e tyre duke bllokuar hyrjen e kompanisë.
Minatorët janë të zotuar për të vijuar me protestën e tyre deri në plotësimin e kushteve. Minatorët i kanë paraqitur një sërë kërkesash kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, por negociatat mes palëve kanë dështuar, duke thelluar tensionet në vendin e punës.
Një nga kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë. Ata pretendojnë se kompania jo vetëm ka refuzuar dialogun, por ka ndërmarrë edhe masa ndëshkuese ndaj organizatorëve të protestës.