Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat.
Prej ditës së sotme në të gjitha rrugët e Shqipërisë do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha monopatinave elektrike.
Vendimi u mor një ditë më parë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat.
Policia e Shtetit do të bllokojë çdo monopatinë që do të jetë në qarkullim.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.
“Policia e Shtetit do të përfshihet në operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces. Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike. Mjafton të përmendim faktin që vetëm për vitin 2024 janë 991 raste të raportuar nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka patur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda”, tha dje Ilir Proda.
Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, Maqedonia e Veriut e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.