Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

8 orë ago
in Aktualitet
Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë duke cenuar interesat e kompanive, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona për 2 vepra penale
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, provoi se këta persona nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetasit sikur ata i dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Në këtë mënyrë realizonin të ardhura duke cenuar interesat e ligjshme të kompanive televizive që prodhojnë programet dhe janë pronarë të të drejtave televizive.
Konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve (dekoder) dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyshme të bazuara në prova se subjektet në fjalë, janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga nenet 143/b dhe 149/a të Kodit Penal.
Nga hetimet rezultoi se personi në hetim, F.B. i shiste paketat duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp dhe i ofronte paketën kundrejt vlerës 79 euro, shumë të cilën e merrte në dorë. Ndërkohë që shtetasi A.V., duke përdorur posta private i shiste paketat kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky etj., të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, në pronësi të shtetasit E.Xh., dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim/pronësi të shtetasit A.Sh., e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti A.K., me emrin “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale “lila_shop_elektronik_al” me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
Hetimet provuan se shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., përmbushin elementët e veprave penale të parashikuara nga neni 143/b paragrafi i parë dhe neni 149/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përkatësisht mashtrimi kompjuterik dhe shkelja e të drejtave të pronësisë industrial dhe dërgohen në gjyq për këto vepra penale.

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

17:36 | 11/10/2025
IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.
Aktualitet

IMT bllokon pallatin pa leje në Yzberisht, ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj.

15:50 | 11/10/2025
Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital

14:56 | 11/10/2025
Next Post
Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

E hoqën për të shmangur incidentet, Federata Serbe rikthen flamurin shqiptar

E hoqën për të shmangur incidentet, Federata Serbe rikthen flamurin shqiptar

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin
Bota

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

by mirseda
19:26 | 11/10/2025
0

Trupat amerikane kanë mbëritur në Izrael për të krijuar një qendër koordinimi që do të mbikëqyrë zbatimin...

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Erdogan: Zgjidhja me dy shtete, më e mira për të gjithë; do vizitojë Gazën pas marrëveshjes

Erdogan: Zgjidhja me dy shtete, më e mira për të gjithë; do vizitojë Gazën pas marrëveshjes

18:42 | 11/10/2025
“Do të ndodhë një masakër”, letër kërcënuese në Notre-Dame, Parisi në alarm

“Do të ndodhë një masakër”, letër kërcënuese në Notre-Dame, Parisi në alarm

18:18 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com