Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku zjarri ka shkatërruar plotësisht fermën e blektorit Agjerim Kapa, ku si pasojë ka humbur 170 bagëti.
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, ka vizituar familjen e dëmtuar dhe i siguroi se pas një bisede me Ministrinë e Bujqësisë është gjendur një zgjdhje për të dëmshpërblyer të dëmtuarin.
“Është grumbulluar i gjithë informacioni i nevojshëm mbi dëmet dhe si institucioni i bashkisë ashtu edhe Ministria e Bujqësisë, vetë ministri ka qenë shumë i interesuar për të ndjekur rastin, tashmë do të bëhen procedurat përkatëse që edhe juve tua lehtësojmë sado pak dëmin që keni pësuar”
Sipas burimeve, zjarri që përfshiu stallën e fermës dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e pamundur për shkak se mungoi njoftimi për zjarr, pasi as vetë pronarët nuk ndodheshin në stallë.
Babë e bir, të cilët e kishin ndërtuar fermën me vite punë, tashmë presin ndihmën për të rifilluar aktivitetin e tyre blektoral.