Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

4 muaj ago
in Politikë
Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari në një postim në rrjete sociale ka shprehur mbështjetjen e tij ndaj kandidaturës së Florjan Binaj, nga opozita në zgjedhjet e Tiranës.

Për të, kandidatura e Florjan Binaj ka sjellë “përmbysje” në garën e parakohshme të bashkisë së Tiranës.

Ndërkaq, Muçollari e cilëson si një personazh publik i cili nuk ka rënë “pre” e joshjes së privilegjeve që kjo qeveri ka tentuar t’i ofrojë.

Ai e ka përfunduar duke thënë, se ndihet vërtetë mirë që PD dhe partitë e tjera opozitare ia kanë arritur të ofrojnë një model të tillë për qytetarët.

Postimi i plotë i Grigels Muçollari:

Të zbresësh nga skena për të ndalur dramën e qytetit

Është shumë interesante përmbysja që sjell Florian Binaj me lëvizjen e tij të fundit. Ai zbret nga skena dhe i jep një impuls të ri angazhimit qytetar, ndërkohë që shumë të tjerë janë shndërruar në aktorë të dramës që po kalon vendi, Tirana, njerëzit.

Kur jo pak të sojit të tij u bënë marioneta e kukulla të qeverisë, Ramës apo edhe Veliajt, Flori mbeti njeri, qytetar, ruajti dinjitetin. Sot që qyteti ka më shumë nevojë për akte të forta, për reagim, për dalje nga kllapia, për prishje të konformizmit, Flori zbret në terren.

Në të kundërt, ngjitet në skenë rivalja e tij, aktorja Ogertë, e cila është në aktin e radhës sipas skenarit të bosit të saj, i cili i nxjerr nga mënga karakteret sipas trilleve personale. Tirana do të shohë që ka dy alternativa: një që ka marrë rolin dytësor në regjinë e Ramës (dikë që bosi as nuk e pyet nëse e do apo jo ta luajë këtë shfaqje) dhe kemi në anën tjetër aktorin e talentuar që përmbys skenën dhe i bën qytetarët ta marrin dinjitetin dhe përfaqësimin e tyre, të mos mbeten spektatorë të lojës vanitoze e të korruptuar të Edi Ramës.

Florian Binaj, po të donte, do të kishte marrë nga kjo qeveri poste e privilegje. Padyshim ai ka pasur oferta, është tentuar të joshet. Shumë kolegë të tij që u rreshtuan, u bënë ofiqarë të lartë, u bënë të pasur e “strategjikë”. Sikur vetëm për këtë, ai është përfaqësues i asaj ndërgjegjeje qytetare që nuk është shuar ende, nuk është shitur dhe është e shqetësuar për vendin, për të ardhmen.

Për më tepër, Flori nuk ka qëndruar në heshtje e në rehatinë e tij. Ai është angazhuar dhe ka ngritur zërin për kauza të shoqërisë dhe për drejtësi. Flori është që tani përfaqësuesi i atyre që nuk pajtohen me dramën e Tiranës, me aktorët e radhës.

Unë besoj se ata janë shumica. Dhe ndihem vërtet mirë që PD dhe partitë e tjera opozitare ia dolën të ofrojnë këtë model për qytetarët, duke kapërcyer vetveten.

TË LIDHURA

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri
Politikë

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale
Politikë

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

18:59 | 29/01/2026
Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

17:45 | 29/01/2026
Next Post
Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit

Fier, përplasen 2 automjete, të plagosurit dërgohen në spitalin Memorial

PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini

PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini

Vllaznia i sjell fat, Bylisi synon rikthimin te fitorja në kampionat

Vllaznia i sjell fat, Bylisi synon rikthimin te fitorja në kampionat







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!
Showbizz

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

by mirseda
21:35 | 29/01/2026
0

Olsi Bylyku ka folur ne lidhje me një tatuazh që kishte realizuar gjatë lidhjes së tij me...

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

19:51 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com