Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Lartë thirrje gjyqtarëve: Dhuna s’e përkul drejtësinë!

21 orë ago
in Aktualitet, Kryesore
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Lartë thirrje gjyqtarëve: Dhuna s’e përkul drejtësinë!

Screenshot

Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë do të thërrasë të enjten në një mbledhje të veçantë të gjithë gjyqtarët në rang vendi.

Përmes një njotimi publik, Gjykata e Lartë njofton se pas dakordësisë së shprehur nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe pas takimit të zhvilluar me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit, është autorizuar Kryetari i Gjykatës së Lartë që, në ushtrim të përgjegjësive institucionale, të thërrasë të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Kjo mbledhje përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkimi, reflektimi dhe force morale për gjithë trupën gjyqësore të vendit, e cila do të shprehë qartë dhe me dinjitet se asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë, asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën, asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit”., thuhet në njoftimin publik të institucionit të Gjykatës së Lartë.

Njoftimi i plote

Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme e ndodhur së fundmi, që tronditi thellë sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet të shoqërojë ushtrimin e funksionit gjyqësor.

Pas dakordësisë së shprehur nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe pas takimit të zhvilluar me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit, është autorizuar Kryetari i Gjykatës së Lartë që, në ushtrim të përgjegjësive institucionale, të thërrasë të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kjo mbledhje përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkimi, reflektimi dhe force morale për gjithë trupën gjyqësore të vendit, e cila do të shprehë qartë dhe me dinjitet se:

asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë;
asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën;
asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.
Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë do të qëndrojnë të bashkuar, me kurajë dhe vendosmëri, për të mbrojtur jo vetëm jetën dhe dinjitetin e tyre, por edhe vetë të drejtën e qytetarëve për një drejtësi të paanshme dhe të pavarur.

Në këtë moment të ndjeshëm, trupa gjyqësore i drejtohet opinionit publik me besim dhe respekt, duke ftuar të gjithë të kuptojnë se drejtësia nuk është armike e askujt, por mburoja më e fortë e shoqërisë dhe e çdo qytetarindaj padrejtësisë dhe dhunës.

Ky është një moment që kërkon forcë, qetësi dhe unitet. Drejtësia shqiptare do të vazhdojë misionin e saj me dinjitet, besim dhe vendosmëri.

TË LIDHURA

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore
Aktualitet

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

13:49 | 08/10/2025
Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork
Aktualitet

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

13:26 | 08/10/2025
Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi
Aktualitet

Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

13:21 | 08/10/2025
Next Post
Qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së në Kumanovë

Qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së në Kumanovë

Trump: Pothuajse vendosa për dërgimin e Tomahawk në Ukrainë, dua të di përdorimin e tyre.

Trump: Pothuajse vendosa për dërgimin e Tomahawk në Ukrainë, dua të di përdorimin e tyre.

PS zgjedh Brunilda Mersinin për Bashkinë e Vlorës, Çuçi: Ka eksperiencë të gjatë

PS zgjedh Brunilda Mersinin për Bashkinë e Vlorës, Çuçi: Ka eksperiencë të gjatë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore
Aktualitet

PD bojkoton komisionin e Territoriales dhe Reformës Zgjedhore

by mirseda
13:49 | 08/10/2025
0

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme që pritet të ngrejë Kuvendi...

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

13:26 | 08/10/2025
Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

13:21 | 08/10/2025
“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat

“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat

12:56 | 08/10/2025
“Jam penduar”/ Tentoi që t’i arratisej policisë dhe përplasi 9 makina, lihet në burg Imer Krrashi

“Jam penduar”/ Tentoi që t’i arratisej policisë dhe përplasi 9 makina, lihet në burg Imer Krrashi

12:45 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com