Analisti Lavdrim Lita, e ka quajtur një shaka të madhe, madje një tallje, përzgjedhjen e aktorit Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet e 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës.
Lita tha se Edi Rama është një nga personat që shkruan skecet kundër kundërshtarëve, dhe nga portokallia ka dalë Erion Isai kryebashkiak i Kolonjës dhe Gaz Paja në bashki, ndërsa sot PD ka marrë kryeaktorin e portokallisë.
Lavdrim Lita: Është një tallje e madhe, sozia e Ramës për të mundur Ramën. Ne jemi kundër Ramës, kjo është një shaka e madhe.
Edi Rama është një nga personat që shkruan skecet kundër kundërshtarëve, dhe nga portokallia ka dalë Erion Isai kryebashkiak i Kolonjës dhe Gaz Paja në bashki, ndërsa sot PD ka marrë kryeaktorin e portokallisë
Dita që zoti Shehaj propozoi Ermal Hasimen, Berisha bëri një rreng shumë të madh, mori një aktor të spektaklit dhe e bëri kandidat.