Është zbardhur dëshmia e autorit të krimit brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia. Po më binin në qafë”, ka deklaruar në Komisariatin Nr.1, 30-vjeçari Elvis Shkambi, duke mos shfaqur shenja pendese për krimin e rëndë.
Veç viktimës gjyqtarit Astrit Kalaja, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë e që janë babë e bir, njëri prej tyre avokat.
Mësohet se Elvis Shkambi, qëlloi me armë pasi humbi gjyqin për pronën duke vrarë gjyqtarin dhe plagosur Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir, gjithashtu palë në procesin e sotëm.