Ambasadorë të huaj në Tiranë zhvilluan një takim pune me krerët e lartë të institucioneve të drejtësisë.
Tryeza u organizua nga ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout VOS, dhe pjesëmarrës ishin Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani.
Në takim morën pjesë dhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve Nancy VanHorn, ambasadori i Italisë Marco Alberti, ambasadorja e Austrisë Monika Zach, diplomatë të ambasadës së Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri.