Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Artur Zhejit i jepet lamtumira e fundit! Familjarë, miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit!

1 muaj ago
in Aktualitet, Shqipëria
Artur Zhejit i jepet lamtumira e fundit! Familjarë, miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit!

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve.

Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës.

Familjarë, miq e kolegë vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë lamtumirën.
Që nga viti 2017, Zheji drejtonte emisionin “360 Gradë” ne “Ora News, një tryezë debati për çështjet të vendit dhe botës. Ai spikaste në debatin publik, dhe me guxim, shkruante për shumëçka, edhe për vdekjen, “Zonjën Madhështore, të pa korruptueshmen absolute”, siç e cilësonte në një refleksion, një vit më parë.
Për miqtë e afërt, Zheji ishte mbi të gjitha një shpirt artisti dhe një erudit i rrallë. Aktori Timo Flloko e përshkroi kështu: “Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të padallueshëm, të dukshëm, por të thellë e të brendshëm. Një erudit i përmasave të mëdha.”

Një pjesë e rëndësishme e punës së tij lidhej edhe me çështjen kombëtare dhe Kosovën. Këtë e kujtoi ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, që e kishte njohur prej 27 vitesh.

“Zheji është një nga gazetarët më të shquar që është marrë me çështjen kombëtare në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë për Kosovën”, tha Milo.

Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ose ashtu siç ajo e thërriste ”Tur”, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për media.

I lindur nga dy prindër të mrekullueshëm, ku liria dhe kultura, formuan karakterin po të lirë të Zhejit, kështu përshkruhet nga Bulku gazetari Zheji,

“Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste të mrekullueshe Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë, të mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtëzanshme dhe e pakrahasuar”, tha ajo.

Duke rikujtuar pak nga jeta e tyre, aktorja u shpreh se të dy kishin një dashuri të madhe e të pakrasueshme për Kosovën, një dashuri kjo e përcjellë fort nga gjyshërit e tyre, të cilin ishin dhe kushërinj.

“Do na mungojë shumë, shumë… jo vetëm ne që e kishim afër, që e donim dhe e vlerësonim, por të gjithë atyre që donin ta dëgjonin zërin e Turit. Zë të lirë, fjalë të drejtë, mençur, pa thyerje, dhe besoj se do ta kërkojë gjithmonë e do ta mbaj në mendje ashtu siç ishte gjithmonë, i drejtë, i mençur. Unë Turin e njoh, gjyshërit tanë janë kushërinj dhe kanë gjak Gjakove. Ne e donim shumë Kosovën të trashëguar nga dashuria e gjyshërve tanë”, tha Bulku.

“Turi, u prehsh në paqe, të deshëm shumë, dhe do të duam shumë”, përmbylli Bulku e prekur.

Në homazhet për gazetarin Artur Zheji, shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj ka kujtuar figurën e tij me fjalë të ndjera, duke vlerësuar stilin e veçantë dhe elegancën që Zheji solli në debatin publik.

“Ditë e trishtuar për gazetarinë, publicistikën, miqtë e Turit. Kam pasur fatin ta njoh herët dhe të punoj me të në disa media të shkëmbej mendime herë pa shere, për artin, kulturën, letërsinë, historinë. Ishte një intelektual me interesa shumë të gjëra, tani doja të nënvizoja një gjë që ka të bëjë me Turin. Ai themeloi elegancën në analizën politike, kishte një bazament kulturor që jo shumë gazetarë e kanë dhe kjo e ndihmoi të krijonte stilin e vet autentik që bashkon thellësinë dhe elegancën, ai nuk linte asgjë pa thënë, por i thoshte në mënyrë të tillë që mos të ishin vrastare, të ishin ndikuese ,por jo vrastare, jo goditëse”, tha Zogaj.

Regjisori Kiço Londo ka shprehur dhimbjen e tij me një mesazh prekës, duke kujtuar figurën e mikut.

“Vijmë nga një ajër, nga krahinë, nga një fshat, nga një gjak. Vijmë nga i njëjti kurs, në këtë shkollë të mrekullueshme edhe sot është një ditë e thellë zie. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për thellësinë e mendimit që humbëm, për Artur Zhejin që jo vetëm që vinte nga një gjen gjeniu, por kishte edhe një damar të fortë gjeniu në vetvete. Dritë e trishtë që humbëm, por dita që Arturi po lë pas shprehej të na ndihmojë të bëhemi më të mirë”, tha Kiço Londo. Në ceremoninë e homazhe kanë marrë pjesë edhe shumë figura të rëndësishme të politikës shqiptare, të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Deputeti socialist Arben Pëllumbi tha se Zheji përfaqësonte një figurë të rëndësishme në gazetari e të mendimit të lirë të këtij vendi.

“Ditë e trishtuar për ne miqtë e Turit, por edhe për shtypin e median shqiptare. Përfaqësonte figurë mjaft të rëndësishme në gazetari, televizion, të mendimit të lirë të këtij vendi”, tha Pëllumbi.

Ministri Blendi Gonxhja tha se ikja e Zhejit ishte parakohshme.

“E njoh Zhejin si gazetar dhe si publicist. Me siguri pas Zhejit që kemi parë në ekrane, ka qenë një Zhej akoma më artist, më krijues dhe do jepte shumë më tepër në vitet që do vinin, por fatkeqësisht për komunitetin artdashësve dhe gazetarin, jeta është shumë e ashpër në këto ngjarje që janë kaq të papritura. Nuk dimë si ta ngushëllojmë familjen, botën që ai përfaqëson dhe që la. Ikje shumë e parakohshme”, tha Gonxhja.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve. Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër. Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”, tha Berisha.
Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha se kjo është një humbje e madhe.

“Në emër të PL, të presidentit Meta, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zheji, komunitetit të gazetarëve për këtë humbje të madhe. Ishte një nga mediet e ndritura të kombit shqiptar, patriot që luftoi jo vetëm në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias, por edhe parimeve të shtetit të së drejtës. Dua të kujtoj kontributin e tij si bashkë kryetar i komitetit për mbrojtjen e kushtetutës, mbrojtjen e ligjit themeltar nga ato ndryshime falsë së cilave sot kemi një regjim autoritar. Shoqëria jonë është më e mpakur me humbjen e këtij intelektuali, kontributi i ty cilit do të nderohet dhe kujtohet me respekt”, tha Blushi.
Gazetari, analisti dhe publicisti Artur Zheji ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.
Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, përfshi dhe Ora News ku drejtoi emisionin “360 Gradë”, po ashtu ai ishte dhe drejtues në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.
Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
, Osmani thirrje partive politike: Tentoni të formoni koalicionin e shumicës e cila do të dërgojë Kosovën përpara

, Osmani thirrje partive politike: Tentoni të formoni koalicionin e shumicës e cila do të dërgojë Kosovën përpara

Sulmi izraelit në Gaza u merr jetën disa personave, mes tyre dy reporterëve të Reuters dhe NBC

Sulmi izraelit në Gaza u merr jetën disa personave, mes tyre dy reporterëve të Reuters dhe NBC

Trump kërcënon me trupa ushtarake edhe në qytetin Baltimore

Trump kërcënon me trupa ushtarake edhe në qytetin Baltimore

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com