Policia italiamne në qytetin Foligno kanë arrestuar një të ri shqiptar 25-vjeçar, i cili u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.
Sipas mediave italiane, i riu, që kishte precedent penalë, dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës.
Arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli policor në Via Gori , ku karabinierët ndaluan makinën me qira që ai po përdorte.
Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjetën 51 doza kokaine , me peshë totale 32 gramë , të cilat ishin fshehur me kujdes. Droga u sekuestrua, ndërsa i riu u shoqërua në komisariat.