Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes te ura e Institutit, ku një grua e moshuar është përplasur nga një automjet.
Në video shihet momenti kur gruaja është e shtrirë në tokë dhe merr ndihmën e parë.
Deri më tani, për momentin, nuk ka informacione të mëtejshme lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, pasi policia ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar. Nuk dihet gjithashtu nëse ngjarja ka shkaktuar lëndime serioze për të moshuarën.