Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 4 vepra të rënda penale, ka bërë lëvizjen e radhës ndaj procesit që vijon ndaj tij.
Përmes një materiali prej 77 faqesh, pala mbrojtëse e Veliajt ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme një kërkesë përmes së cilës kërkon që hetimet të shpallen të pavlefshme.
Veliaj, në këtë kërkesë, ka rishprehur sulmet ndaj prokurorit Ols Dado, të cilin e konsideron si të emëruar në mënyrë të paligjshme./CNA
















