Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Blushi: “Po vidhen 94 mijë euro në ditë. Të ndalet afera e TEC-eve lundruese në Vlorë

2 muaj ago
in Aktualitet, Politikë
Blushi: “Po vidhen 94 mijë euro në ditë. Të ndalet afera e TEC-eve lundruese në Vlorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar kontratat e 2 TEC-eve lundruese në Vlorë. Blushi tha se “tigrat” e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dy rangalla energjetike të sjella nga Bangladeshi, janë shndërruar sot në simbole të grabitjes sistematike të buxhetit të shtetit, në emër të një “emergjence energjetike” që nuk ndodhi asnjëherë.

“Me këto dy varka gjigande korrupsioni, Rama-Balluku, po vjedhin pa mëshirë rreth 94,000 euro çdo ditë, duke prodhuar në tre vite vetëm 63,700 MËh ose baraz me konsumin treditor të energjisë elektrike në Shqipëri.

Ndërkohë që dëmi financiar i përllogaritur nga TEC-et lundruese kap shifrën marramendëse 250 milion euro, buxheti i shtetit vazhdon të gërryehet çdo muaj me rreth 3 milion euro pagesa për një shërbim që nuk e ofrojnë.

Kjo është një aferë tipike e regjimit të Edi Ramës, një sistem kriminal dhe korruptiv i ngritur mbi vjedhjen, ku çdo kontratë, tender, PPP apo koncesion është një mekanizëm grabitjeje për të vjedhur sistematikisht një popull që lufton për mbijetesë në vendin më të varfër të Europës.

Dhe si në çdo regjim autokratik, drejtësia hesht.

“Tigrat” e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut po shqyejnë çdo ditë taksat e shqiptarëve sepse kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i ka garantuar kësaj dysheje simbol të korrupsionit, imunitet të plotë politik për të grabitur dhe plaçkitur shqiptarët pa mëshirë.

Prej vitit të kaluar hetimet për TEC-et lundruese zvarriten sepse SPAK afërmendsh nuk ka as guximin dhe as vullnetin për të hetuar Edi Ramën, por vetëm për të shantazhuar, përndjekur dhe burgosur politikisht drejtuesit e opozitës për të lënë të lirë dhe të qetë mafien qeveritare që të vjedhë çdo ditë.

94,500 euro në ditë për TEC-et që nuk prodhojnë dhe 90,000 euro në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë janë një kosto e madhe për xhepat e shqiptarëve që mezi përballojnë sot kostot e larta të jetësës por qartazi nuk përbëjnë shqetësim për Altin Dumanin, që sa më në dritë të diellit të kryhen vjedhjet e Edi Ramës, aq më të vështira i konsideron për t’u hetuar.

Partia e Lirisë mbështet me vendosmëri protestën e djeshme qytetare për largimin e TEC-eve lundruese në Vlorë dhe kërkon me force anulimin e menjëhershëm të kontratës kriminale, kthimin e çdo qindarke të vjedhur, dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të dyshes Rama-Balluku”, tha Blushi.

TË LIDHURA

Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën
Politikë

Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën

10:39 | 10/10/2025
Shtyhet seanca e dytë paraprake për shqyrtimin e akuzave penale. Shkak…
Aktualitet

Shtyhet seanca e dytë paraprake për shqyrtimin e akuzave penale. Shkak…

10:36 | 10/10/2025
Siguria në gjykata/ Kreu i Gardës inspektim në GJKKO, takim edhe me Erion Banin
Aktualitet

Siguria në gjykata/ Kreu i Gardës inspektim në GJKKO, takim edhe me Erion Banin

10:26 | 10/10/2025
Next Post
“Dashuria” për patatet e skuqura mund t’ju bëjë me diabet, ja ç’thotë studimi i fundit!

"Dashuria" për patatet e skuqura mund t'ju bëjë me diabet, ja ç'thotë studimi i fundit!

Barcelona me probleme para sezonit të ri, shtatë lojtarë ende të paregjistruar në La Liga

Barcelona me probleme para sezonit të ri, shtatë lojtarë ende të paregjistruar në La Liga

Policia në alarm në prag të takimit qeveritar ku do të vendoset pushtimi i Gazës

Policia në alarm në prag të takimit qeveritar ku do të vendoset pushtimi i Gazës







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën
Politikë

Rekursi i Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën

by mirseda
10:39 | 10/10/2025
0

Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 tetor shqyrtimin e rekursit të ish presidentit Ilir...

Shtyhet seanca e dytë paraprake për shqyrtimin e akuzave penale. Shkak…

Shtyhet seanca e dytë paraprake për shqyrtimin e akuzave penale. Shkak…

10:36 | 10/10/2025
Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez

Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez

10:32 | 10/10/2025
Siguria në gjykata/ Kreu i Gardës inspektim në GJKKO, takim edhe me Erion Banin

Siguria në gjykata/ Kreu i Gardës inspektim në GJKKO, takim edhe me Erion Banin

10:26 | 10/10/2025
Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6

Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6

09:50 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com