Tiranë, 30 Korrik 2025 – Kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale se duke filluar nga data 1 gusht, në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat, do të hyjë në fuqi modeli i ri i recetës mjekësore.
Pikat kyçe të modelit të ri përfshijnë:
Përcaktim i detyrueshëm i diagnozës në recetë, për të udhëzuar saktë farmacistin në lëshimin e barnave.
Recetë afatgjatë deri në 6 muaj, në rastet kur pacientët kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm.
Emërtimi gjenerik i barit, doza dhe mënyra e përdorimit do të jenë të detyrueshme për të shmangur keqkuptimet apo përdorimin e pasaktë të barnave.
Firmë dhe vulë nga farmacisti, si garanci për sigurinë dhe origjinën e trajtimit të përshkruar.
Zbatimi i këtij modeli vjen si pjesë e përpjekjeve për modernizimin e shërbimit shëndetësor dhe vendosjen e standardeve më të larta të praktikës mjekësore në vend.