Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë

4 ditë ago
in Aktualitet, Politikë
Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë

Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi sot në seancën gjyqësore ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi që po gjykohen për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë, me motivin se nuk ishte njoftuar sipas ligjit.

Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se, sipas procedurës, ftuesi gjyqësor duhet të merrte fletëthirrjen për gjyq nga kryesuesi i seancës dhe duhet të kishte shkuar në adresën e shtëpisë së Berishës dhe të merrte firmën dhe shkresën pastaj ia paraqet gjykatës, e cila pastaj do të vendoste nëse ai kishte apo jo dijeni për ditën e seancës.

Pjesë nga biseda

Eugen Beçi: Referuar njoftimeve proceduariale dhe faktit që pas seancës paraprake dhe filloi gjyqi i themelit, fakti që procedimi ka filluar me gjykim të zakonshëm, procedurën e ndjek gjykata tani. Duke iu referuar mënyrës së si procedura njeh proces të rregullt, njoftimi është akt që paraqitet nga ftuesi i gjykatës dhe personi duhet të marrë njoftim personalisht. Shumë gjyqe kthehen dhe prishen për faktin që një njoftim për një seancë nuk ka dijeni personalisht dhe për këtë arsye, mund të përbëjë shkak për proces të parregullt ligjor. Nëse nuk bëhet shkresa përkatëse dhe nuk është firmosur njoftimi i gjykatës, duket absurd, por është procedurë që duhet ndjekur. Aq më tepër që duhet të kemi në konsideratë faktin që mbrojtja do t’i referohet çdo procedure. Ti referohemi pastaj edhe zakonit në Shqipëri, që në 90% asnjëherë seanca e parë nuk është e suksesshme, pikërisht për shkak të njoftimit.

Kryesuesi i seancës nxjerr fletëthirrje që ia jep ftuesit gjyqësor. Ai duhet të shkojë në adresë dhe të marrë firmën dhe shkresën ia paraqet gjykatës. Gjykata merr shkresat dhe thotë filani ka apo jo dijeni.

Ftesa duhet bërë dhjetë ditë përpara, por nuk ka firmosur personi. Në procedurë, edhe nga gjykata dhe prokurori, këto njoftime janë shumë të rëndësishme për procesin e rregullt ligjor.

Këto pastaj bëhen shkak për pavlefshmëri.

Baton Haxhiu: Përtej procedurës ne duhet të dimë dicka. Edhe në vendet më të prapambetura, te procedura e ftesës nuk calohet.

Eugen Beçi: Në momentin që nuk merr dijeni, gjykata që të mos vonojë procesin, njofton policinë gjyqësore dhe jo ftuesin. Në rast se nuk shkon, njofton policinë e shtetit. Këto janë procedura, që në fund në Strasburg, dikush nga mbrojtja mund ta përdorë. Kjo është procesi i rregullt ligjor. Arsyeja pse duhet të mos ndodhë, është shtyrja e seancës, do të shtyhet edhe dy javë.

Ergys Mërtiri: Kush ka interes ta vonojë këtë?

Eugen Beçi: Nuk ka interes as gjykata dhe as prokurori.

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Next Post
Gjyqi i Diddy hyn në fazën përfundimtare, juria vendos fatin e reperit

Gjyqi i Diddy hyn në fazën përfundimtare, juria vendos fatin e reperit

Ibrahimovic injoron Inter Miamin: Messi duket si mes statujave

Ibrahimovic injoron Inter Miamin: Messi duket si mes statujave

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com