Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Dashnor Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet

2 javë ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Dashnor Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet

Pas nëntë ditësh rinumërim të 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, procesi u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit.

Rinumërimi shërbeu për të evidentuar disa pasaktësi në administrimin e votave, por pa ndikim në ndarjen e mandateve. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha se Partia Demokratike bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit.

“Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e Partisë Demokratike dhe opozitës ishte e gabuar, e kanë trajtuar në këndvështrimin që të bëjmë pis procesin, të gjejmë problematika. Këtu mendoj që ishte problematika.” -tha Sula

Nga ana tjetër, ai tha se asnjë numërues apo komisioner nuk ka marrë direktivë për deformim, me përjashtim të ndonjë rasti shumë sporadik, që ia kanë dhënë individë të caktuar.

“Unë mendoj që asnjë komisioner dhe asnjë numërues të ketë trafikuar, shitur as blerë vota, por thjesht edhe për shkak të një gabimi njerëzor. Por thjesht, edhe nëse ka pasur, ka pasur për shkak të një urdhri politik, i cili mund të ketë qenë nga një individ politik i PD-së.”,-tha Sula. Më tej, Sula tha se ky proces vërtetoi se alibia e Berishës, se i janë vjedhur zgjedhjet, nuk qëndron.

“Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej. Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari. Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla.”- tha Sula. Nga ana tjetër, Sula ironizoi edhe përfaqësuesit e PD-së duke thënë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi.

“Po mos të ishte për të njohur zgjedhjet, ata nuk hynin në zgjedhje fare dhe nuk kishin shkuar në parlament tani. Vijnë në parlament tani dhe disa ‘kokrra‘ i fusin nga një të qeshme dhe në normalitet situata. Po ta shikoje dhe dje, i vetmi njeri, nuk është çështje mburrje, por i përgjegjshëm në përmbushje të detyrës kushtetuese që qëndrova deri në fund isha unë. Ata qëndruan dje sa foli Berisha, u bë ajo rrëmujë gjysmë ore dhe shkuan te kafja, ca për drekë, ca nëpër shtëpi dhe ca, sikur thonë shkodranët, një gjumë zheg.” – tha Sula

Në fund, Sula thotë se do të prezantojë një platformë për të ndihmuar PD-në dhe jep sugjerimet e tij në lidhje me të ardhmen e PD-së.

“Tani po të jetë i zgjuar Berisha, për mua ka një mënyrë ta zgjidhë problemin. Nga sekretari i përgjithshëm, nën/kryetarët dhe poshtë do duhet të ketë një skanim total dhe do duhet që patjetër t’u japë të rinjve dhe të rejave mundësi. Unë po përgatis një platformë se çfarë do të ishte sipas meje e mirë për PD-në. Të rinjtë që prodhuan vota në listën e hapur dhe kanë pëlqyeshmërinë e elektoratit janë ata që duhen mbështetur. Tani nuk ka më dy pole, se ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre. Një është grupi që përfaqëson Berishën që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur.” – përfundoi Sula.

TË LIDHURA

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

22:22 | 08/07/2025
4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë
Aktualitet

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
Next Post
Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

E vranë apo u vetëplagos? Misteri i vdekjes së Fatos Cenajt thellohet

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com