Ministria e Mbrojtjes raporton se gjatë ditës së sotme janë raportuar 3 zjarre, të cilat janë shuar.
“Forcat në terren shuan vatrën në një sipërfaqe me shkurre në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë si dhe zjarrin e rënë në një automjet në rrugën 28 Nëntori, njësia administrative Nr.10, bashkia Tiranë.
Po ashtu në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombol gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombolës së gazit znj. Mara Biba, vjeç 64, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Jemi në ndjekje të situatës dhe në koordinim me strukturat në nivel qendror dhe vendor”, njofton ministria.