Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

9 muaj ago
in Ekonomi
Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 97.88 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.
Agjentët e këmbimit mendojnë se rënia e kursit të Euros duket se lidhet me shtimin e ndjeshëm të prurjeve valutore të lidhura me turizmin gjatë muajit qershor. Një rënie e ndjeshme u shënua edhe në prag të fundjavës së kaluar, kur Euro pati zbritur përsëri poshtë vlerës së 98 lekëve.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor në fillim të javës së kaluar për të blerë Euro, duke bërë që monedha europiane të ringrihej përkohësisht sipër nivelit të 98 lekëve.
Por, me afrimin e fundjavës duket se presionet rënëse mbi Euron janë forcuar përsëri, duke e zbritur monedhën europiane në vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në kursin zyrtar të këmbimit.
Sezoni veror, ashtu siç pritej, po ndikon edhe këtë vit në një rënie të mëtejshme të kursit të këmbimit të Euros me Lekun. Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit prill, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një zhvendosje në rënie. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se një rënie e tillë është pak a shumë e zakonshme dhe lidhet me rritjen e flukseve valutore hyrëse, të lidhura sidomos me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj. Trysnia mbi kursin e Euros është forcuar më tej me fillimin e qershorit, kur sezoni veror bëhet më intensiv.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në fund të 4-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e 38 miliardë lekëve, megjithëse në rënie me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë e kufizoi rënien e kursit deri në nivelin e 98 lekëve, nëpërmjet blerjeve të mëdha valutore, që filluan në muajin maj dhe vazhduan pothuajse për të gjithë pjesën e mbetur të vitit. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike. Duke parë tendencat e kursit të këmbimit, është e pritshme që blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të konsiderueshme edhe këtë vit. Me inflacionin poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë ka ende hapësira për të ndërhyrë në kursin e këmbimit, duke qëndruar në linjë me objektivin e saj kryesor ligjor./ Monitor

TË LIDHURA

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune
Analizë

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar
Aktualitet

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik

Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik

Vr*u me thi*ë kushëririn në Klos, Gjykata e Dibrës cakton arrest në burg për Hazbi Velsulën

Vr*u me thi*ë kushëririn në Klos, Gjykata e Dibrës cakton arrest në burg për Hazbi Velsulën







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

4 vite nga agresioni rus në Ukrainë, Spiropali: Terrori s’mund ta mposhtë lirinë
Aktualitet

4 vite nga agresioni rus në Ukrainë, Spiropali: Terrori s’mund ta mposhtë lirinë

by mirseda
10:09 | 24/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me luftën në Ukrainë. Ndërsa...

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd

Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy të rinj, një në gjendje të rëndë

09:54 | 24/02/2026
U shtrua në spital pas një ataku në zemër, i burgosuri bën një arratisje spektakolare në Selanik

U shtrua në spital pas një ataku në zemër, i burgosuri bën një arratisje spektakolare në Selanik

09:49 | 24/02/2026
GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

09:46 | 24/02/2026
Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

09:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com