Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur sot në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca mes saj deputetes së PD-së Albana Vokshi. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së gjyqtares Etleva Deda.
Nushi akuzon Vokshin për “shpifje”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.
Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Vokshnin për veprën penale të “Shpifjes”. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç sipas tyre ka thënë Vokshi.