Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Lamtumira e fundit për Leka Bungon: “Iku duke punuar”, “Jetoi siç deshi”

8 muaj ago
in Aktualitet
Lamtumira e fundit për Leka Bungon: “Iku duke punuar”, “Jetoi siç deshi”

Regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo u përcoll këtë të mërkurë në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve, kolegëve dhe dashamirësve të artit. Ai u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin e mushkërive, një betejë që e përballoi me dinjitet dhe pa u dorëzuar.

“Jetoi siç deshi, siç diti, siç meritoi,” tha vajza e tij, Alba Bungo. “Ai nuk pranoi kurrë që nuk do të jetonte. Besoi deri në fund se do ta mundte sëmundjen. Iku duke punuar.”

Edhe në ditët më të vështira, Leka Bungo nuk ndali së krijuari, duke lënë pas vepra që nuk arriti t’i sjellë në skenë. Aktori Astrit Hasani kujtoi se regjisori kishte planifikuar një projekt të ri me Viktor Zhustin, të cilit i kishte thënë: “Do të bëhem mirë dhe do të vazhdojmë.”

Kolegë të shumtë e kujtuan si mjeshtër të komedisë dhe të fjalës së mençur. Aktori Robert Kamani e quajti “mjeshtër të skenës”, ndërsa Bujar Kapexhiu e përshkroi si një figurë të spikatur të humorit shqiptar, i cili u shqua për qëndrimin e tij të drejtë dhe të guximshëm ndaj realitetit.

“Leka kishte një humor fin, gati anglez. Ishte brilant në mënyrën si e përdorte satirën për të thënë të vërtetën”, tha aktorja Julia Ilirjani.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani, vlerësoi se “përmes humorit, ai mbeti gjithmonë një zë i lirë, i pakompromis”.

Leka Bungo la pas një trashëgimi të pasur në teatër dhe film, me skenarët e filmave të njohur si “Pabesia”, “Pas fasadës”, “Mirela”, “Tre njerëz me guna”, dhe me interpretimin e paharruar si Bardhuli në “Një djalë edhe një vajzë” (1990). Ai do të kujtohet si një ndër figurat më të kompletuara të artit skenik shqiptar.

TË LIDHURA

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë
Aktualitet

Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

19:20 | 17/02/2026
“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen
Aktualitet

“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

17:54 | 17/02/2026
Next Post
Vetëvrasja e Lulzim Toçit në burg: Ekspertiza mjeko-ligjore tregon ku kaloi orët e fundit

Vetëvrasja e Lulzim Toçit në burg: Ekspertiza mjeko-ligjore tregon ku kaloi orët e fundit

Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

Ukraina nis sulme masiv me dronë drejt tetë rajoneve ruse

Ukraina nis sulme masiv me dronë drejt tetë rajoneve ruse







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com