Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

2 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë, fati i kandidatëve në dorë të tre prokurorëve të SPAK, ja shtatë fazat e vlerësimit

Afati për paraqitjen e kandidaturave për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zyrtarisht mbyllur, ndërsa vëmendja tani është përqendruar te emrat që do të kalojnë filtrat e përzgjedhjes për të marrë drejtimin e këtij institucioni kyç të drejtësisë. Një nga kandidaturat më të spikatura është ajo e Gledis Nanos, ish-drejtor i Policisë së Shtetit, i cili mësohet se ka dorëzuar dokumentacionin zyrtar ditën e enjte. Ndërkohë, në listën e aplikantëve pritet të jetë edhe emri i Joni Ketës, aktualisht zv/drejtor i Byrosë, i cili konsiderohet një nga pretendentët kryesorë për të marrë drejtimin e institucionit. Ndërkohë, jashtë garës ka mbetur Aida Hajnaj, drejtuesja aktuale e BKH-së, mandati i së cilës përfundon më 31 gusht.

Edhe pse kishte të drejtë ligjore për të kandiduar pa kaluar nëpërmjet një gare të hapur, Hajnaj nuk dorëzoi aplikimin dhe kësisoj, automatikisht u skualifikua nga mundësia për një mandat të dytë. Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri të BKH-së zhvillohet pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nga një komision i posaçëm i përbërë nga tre prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Kandidatët do të kalojnë një proces me shtatë faza vlerësimi, përfshirë testin e arsyetimit logjik, provën fizike, një ese me shkrim, intervistën, kontrollin shëndetësor, verifikimin e pasurisë dhe testin e poligrafit (detektorit të gënjeshtrës). Në javët në vijim pritet të bëhet publik edhe short-lista e kandidatëve që do të kalojnë në fazat e mëtejshme, ndërsa gara për drejtimin e BKH-së pritet të jetë më e fortë se kurrë më parë, për shkak të rëndësisë që ky post ka në kuadër të hetimeve të nivelit të lartë kundër krimit dhe korrupsionit.

Kush është Gledis Nano?

Ndërkohë theksojmë se ka disa emra që sistemi përpiqet t’i harrojë. Jo sepse nuk vlejnë, por sepse nuk i kontrollon dot. Një prej tyre është Gledis Nano; një ish-drejtor policie që nuk pranoi të bëhej vegël e Rilindjes, një oficer që zgjodhi të përballej me krimin, jo ta bashkëdrejtonte, dhe një figurë që ka mbështetjen e Amerikës, por jo të pazareve të brendshme. Nano u shkarkua në heshtje dhe me ngut. Nuk kishte as skandal, as dështim. Kishte vetëm një problem: nuk pranoi të zbatojë urdhra që binin ndesh me ligjin dhe interesin publik. Kaq mjaftoi për ta larguar. Dhe këtë nuk e themi ne, e thanë amerikanët. Yuri Kim u shpreh hapur: “Ishte një partner i mirë.” Zëri i Amerikës bëri të njëjtën gjë. Dhe sot, nëse ndokush tenton të bëjë pis emrin e tij, është sepse ai nuk është “i tyre”. Në vend që të mbrohej, Nano u godit me kallëzime qesharake nga qeveria, të cilat përfunduan në gjykatë.

Është e qartë: emri i Nanos tremb, sepse pas tij ka dosje të hapura, fakte reale dhe informacione që mund të fundosin jo vetëm të fortët e rrugës, por edhe “të fortët e pushtetit” Sot, më shumë se kurrë, BKH duhet të udhëhiqet nga një figurë që nuk ka lidhje me partinë, oligarkët apo grupet e interesit. Nuk kemi nevojë për një “noter të dosjeve”, por për një burrë që e njeh terrenin, që di të flasë me FBI-në, por edhe të përballet me trafikantët. Nano i plotëson këto kushte. Dhe më shumë se kaq: ai ka kaluar një provë që shumica s’do guxonin ta preknin, përballjen direkte me Edi Ramën dhe klanin e tij. Gledis Nano nuk është “i pranueshëm për të gjithë”. Por është i vetmi që nuk është i pranueshëm për të korruptuarit, dhe kjo është rekomandim më i fortë se çdo CV zyrtare. Ata që duan të përdorin BKH-në për pazare politike, nuk do ta përkrahin kurrë Nanon. Dhe ky është argumenti më i mirë që ai duhet të jetë aty. Në këtë betejë, nuk zgjidhet thjesht një drejtues. Zgjidhet nëse SPAK do të bëhet armë kundër të korruptuarve, apo mburojë për ta.

Përjashtimi i Hajnajt

Nga ana tjetër bëjmë me dije Aida Hajnaj është përjashtuar pak ditë nga rikandidimi për një post të dytë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtuesja aktuale e BKH-së nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj dhe për pasojë është përjashtuar nga e drejta për rikandidim. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë SPAK, përmes një përgjigje të shkurtër për mediat. “Znj. Hajnaj nuk do t’i nënshtrohet procedurës së riemërimit, pavarësisht shfaqjes së interesit për një mandat të dytë, pasi Znj. Hajnaj nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes (7 maj). Mosdorëzimi i dokumentacionit mbyll procedurën e mëtejshme te riemërimit”, thuhet në përgjigjen e SPAK. Kujtojmë se ishte vetë Aida Hajnaj, e cila kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat 5-vjeçar, pasi më 31 gusht mandati i drejtores aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon. Në Prokurorinë e Posaçme ishte hapur procesi i riemërimit të saj në krye të BKH-së, por duket se ka ndryshuar mendje, duke u tërhequr nga riemërimi.

TË LIDHURA

Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut
Aktualitet

Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

12:31 | 05/08/2025
Nis në Apel gjykimi për çështjen “Bankers”, në listë 10 të dyshuar
Kryesore

Nis në Apel gjykimi për çështjen “Bankers”, në listë 10 të dyshuar

12:01 | 05/08/2025
Ministria e Mbrojtjes: Janë evidentuar 16 vatra zjarri në vend, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Janë evidentuar 16 vatra zjarri në vend, vetëm një ende aktive

10:40 | 05/08/2025
Next Post
Aksident i dyfishtë në aksin Korçë-Maliq

Aksident i dyfishtë në aksin Korçë-Maliq

Zbulohen armë dhe fishekë në Portin e Durrësit, në kërkim poseduesi

Zbulohen armë dhe fishekë në Portin e Durrësit, në kërkim poseduesi

Sherr për parkimin në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk

Sherr për parkimin në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United
Sport

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

by mirseda
14:34 | 05/08/2025
0

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë, ndonëse ai ka qenë një nga...

Kompania energjetike BP zbulon fushën më të madhe të naftës në 25 vitet e fundit

Kompania energjetike BP zbulon fushën më të madhe të naftës në 25 vitet e fundit

12:46 | 05/08/2025
Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

12:44 | 05/08/2025
Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria Tiranë çon në gjyq ish-krerët e Urdhrit të Stomatologut

12:31 | 05/08/2025
Real Madrid akuzon La Ligan: Është e manipuluar

Real Madrid akuzon La Ligan: Është e manipuluar

12:20 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com