Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Fqinji qëllon me armë çiftin në Rrogozhinë

10 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Fqinji qëllon me armë çiftin në Rrogozhinë

Fqinji qëllon me armë çiftin në Rrogozhinë, policia me kallashnikov “kreh” zonën, dorëzohet autori, gjendet dhe pistoleta e krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar në përdorimin e armëve. Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark. Fatmirësisht çifti i bashkëshortëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është ende në kërkim. “Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi). Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes”, njoftoi fillimisht policia.

Detajet

Por pak orë pas krimit të dyfishtë të ndodhur në Gosë të Rrogozhinës ditën e djeshme, Policia e Kavajës ka arritur që të gjejë edhe armën e krimit të përdorur nga autori i dyshuar, i cili gjithashtu u arrestua. Sherri mes fqinjëve sot përfundoi me veprimin e Shpëtim Osma, i cili ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark. Pak pas arrestimit të tij, policia vendore konfirmoi se gjeti të fshehur në një mur pistoletën që dyshohet se përdori Osma. Një tjetër detaj interesant ka qenë se pranë saj u zbulua edhe një “shuk” me lekë të lëna nga autori, ndoshta për t’i përdorur gjatë arratisjes. Paratë ishin kartmonedha të prerjeve të ndryshme, 50 mijë lekëshe (të vjetra), 20 mijë lekëshe dhe 10 mijë lekëshe, të futura në një qese të vogël.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D. Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta”, bëri me dije policia vendore. Veprimet proceduriale për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Krimi i sotëm dyshohet se ka ndodhur për shkak të lehjeve të vazhdueshme të qenit të çiftit të plagosur dhe këtë pretendim ka dhënë i arrestuari Osma pak çaste pas prangosjes, kur është pyetur për motivet.

TË LIDHURA

Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar

09:54 | 11/04/2026
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit
Aktualitet

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

08:43 | 11/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
Next Post
Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë

Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar

by mirseda
09:54 | 11/04/2026
0

Eliot Engel, ish-kongresmen demokrat i Nju Jorkut që përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it...

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes…

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes…

09:19 | 11/04/2026
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

08:43 | 11/04/2026
20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

08:37 | 11/04/2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com