Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Restaurimi i Burgut të Spaçit, Lubonja: Po tjetërsohet historia për një film

4 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Restaurimi i Burgut të Spaçit, Lubonja: Po tjetërsohet historia për një film

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka reaguar kundër ndërhyrjeve restauruese që po kryhen në Burgun e Spaçit, ku edhe ai vetë ka vuajtur një pjesë të dënimit gjatë regjimit komunist. Sipas tij, këto ndërhyrje po cenojnë autenticitetin historik të vendit dhe bien ndesh me vizionin e miratuar për trajtimin e kësaj trashëgimie.

Restaurimet aktuale po kryhen edhe për realizimin e një filmi nga regjisori Namik Ajazi me skenar të Visar Zhitit, të dy ish-të përndjekur politikë. Lubonja e kritikoi këtë qasje, duke e quajtur një përdorim të pamatur të vendit historik për qëllime kinematografike.

“Ajo që ka mbetur aty flet më shumë se sa ideja që kanë këta, që në fund të fundit është ideja për të bërë një film. Duan të bëjnë tarracën siç ka qenë në ’73, por nuk mund të bëhet kjo për një film,” tha Lubonja.

Ai theksoi se ndërhyrjet po shkelin “Planin e Menaxhimit” të miratuar në vitin 2024, i cili kërkon ndërhyrje konservuese “arkeologjike”, për të ruajtur gjendjen ekzistuese të rrënojave dhe strukturave.

“Ministria e ka aprovuar vetë këtë vizion të Fondacionit Santagata, por tani përmes Institutit të Trashëgimisë Kulturore bën një projekt që i kundërvihet këtij vizioni dhe thotë se duhet ta kthejmë siç ka qenë. Ato rrënoja mbajnë historinë”, shtoi ai.

Projekti parashikon ndërhyrje në tetë pika të ndryshme, përfshirë rindërtimin e mureve, vendosjen e portave dhe parmakëve, si dhe rrethimin e ambientit, në kuadër të ruajtjes si monument kulture i kategorisë së dytë.

Nga ana tjetër, regjisori Namik Ajazi mbrojti projektin duke thënë se qëllimi është ruajtja dhe rikthimi i burgut në formën origjinale për realizimin e një filmi realist.

“Kemi kërkuar që t’i koordinojmë gjërat… për të kthyer burgun në ato vite kur këtu vuajtën qindra të dënuar dhe ku u bë Revolta e Spaçit”, u shpreh Ajazi.

Në reagim ndaj këtyre zhvillimeve, mbi 20 organizata joqeveritare i janë drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Kulturës me kërkesën për të ndaluar ndërhyrjet që, sipas tyre, “dëmtojnë autenticitetin e Burgut të Spaçit”.

TË LIDHURA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

20:56 | 06/10/2025
Next Post
Kontroll i ri për shpejtësinë – radarë fiks në akset kryesore

Kontroll i ri për shpejtësinë – radarë fiks në akset kryesore

Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com