Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

8 muaj ago
in Politikë
Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

Delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, zhvilloi një takim me eurodeputetin Michael Gahler, drejtues i Misionit të Vëzhgimit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe koordinator i grupit parlamentar të EPP në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Berisha theksoi se përkushtimi i eurodeputetëve si Gahler për demokracinë, sundimin e ligjit dhe standardet zgjedhore është thelbësor për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Gjatë takimit, Berisha dhe Gahler ndanë shqetësimin për situatën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Diskutimi u përqendrua në shqetësimin për përfshirjen e grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje. Një tjetër temë e rëndësishme ishte manipulimi i votës së diasporës, ku u theksua se është shkelur e drejta kushtetuese e mijëra shqiptarëve jashtë vendit për të votuar lirshëm. Berisha theksoi përmasat e manipulimit të kësaj vote nga rrjeti i patronazhistëve të Partisë Socialiste dhe mungesën totale të transparencës në procesin e administrimit dhe numërimit të saj.

Ai nënvizoi se rezultati i zgjedhjeve nuk reflekton vullnetin e qytetarëve shqiptarë, dhe se opozita do të vazhdojë betejën e saj për transparencë dhe zbardhje të plotë të shkeljeve, përmes mbledhjes dhe dokumentimit të mijëra provave, që do t’u përcillen institucioneve të BE-së dhe organizmave ndërkombëtarë.

Ai kërkoi mbështetjen e Gahler dhe europarlamentarëve për sigurimin e votës së lirë në Shqipëri si themeli i çdo procesi demokratik dhe kusht për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e integrimit europian. Nga ana tjetër, PD njofton se Gahler garantoi se do të ndjekë çështjen e Shqipërisë me objektivitet dhe prioritet, në emër të misionit të tij, dhe se do të mbështesë çdo përpjekje për përmbushjen e standardeve demokratike dhe kritereve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

TË LIDHURA

EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës
Aktualitet

EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

10:50 | 09/02/2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Aktualitet

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:43 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

10:35 | 09/02/2026
Next Post
Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës

Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së
Kosovo

Nga Thaçi te Veseli, Prokuroria e Hagës jep pretencën, kërkon 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së

by mirseda
11:03 | 09/02/2026
0

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45-vjetësh burgim për ish-krerët e UÇK-së, në seancën gjyqësore ku...

Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

10:57 | 09/02/2026
EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës

10:50 | 09/02/2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:43 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

10:35 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com