Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

8 muaj ago
in Politikë
Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

Pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat sollën një tjetër humbje të thellë për opozitën, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kontestuar rezultatin duke folur për parregullsi dhe manipulime, që sipas tij delegjitimojnë procesin. Por për ish-deputetin demokrat Fatbardh Kadilli, kjo është më shumë një alibi për të shmangur përgjegjësinë e humbjes, se sa një protestë reale ndaj procesit zgjedhor.

Në një analizë të gjerë në një studio televizive, Kadilli u shpreh se arsyet e humbjes janë të brendshme, dhe se PD është kthyer në një strukturë të pazakontë, të dominuar nga besnikët e Berishës, të cilët nuk guxojnë të mendojnë për një të ardhme pa të.

“PD është një amalgamë jo e natyrshme e besnikëve dhe fanatikëve të Berishës. Disa janë bashkuar me të pas një lufte 2-vjeçare politike, por problemi kryesor është fanatizmi ekstrem ndaj zotit Berisha”, tha Kadilli, duke shtuar se PD sot ndodhet në një gjendje mjerane, ku profetët janë kthyer në “sharlatanë”.

Kadilli kritikoi gjithashtu mbështetësit që ndjekin Berishën pa kushte, dhe tha se kjo mendësi ka çuar në katandisjen e partisë. Ai foli edhe për dështimin e mekanizmit të numërimit të votës, duke përmendur që përfaqësuesit e dy partive të mëdha, PS dhe PD, bëjnë marrëveshje të heshtura për të mbrojtur interesat e tyre.

“Për sa kohë zgjedhjet menaxhohen nga militantët e partive, nuk mund të kemi zgjedhje me standard civil dhe europian”, u shpreh ai.

Sa i përket lidershipit, Kadilli ishte i qartë në qëndrimin e tij: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së dhe të japë kontributin e tij vetëm në Parlament. Sipas tij, partia ka nevojë për një ekip të ri, të rinj me iniciativë dhe ndryshim në statut e mendësi.

“Kryetari humbës duhet të largohet. Siç duhej të ikte Basha, duhet të iki dhe Berisha. Vjedhja e votave nuk është alibi. Humbja me 20 pikë është turpëruese për çdo demokrat.”

Kadilli foli edhe për mungesën e kurajos në forume dhe strukturat e PD-së për të sfiduar Berishën dhe tha se rreziku që partia të mbetet pa strukturë reale është më i madh se kurrë.

Në fund, ai rikujtoi se nuk është larguar asnjëherë nga PD, por do të vijojë të japë kontributin e tij duke thënë të vërtetat, edhe në publik, kur nuk i dëgjojnë në forumet e partisë.

TË LIDHURA

SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë
Politikë

SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë

17:38 | 30/01/2026
PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend
Politikë

PS kërkon ndryshim në formulën e “Territoriales”, PD kundër; vendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

16:35 | 30/01/2026
Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kryebashkiaku depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kryebashkiaku depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

15:11 | 30/01/2026
Next Post
Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes
Aktualitet

Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

by mirseda
17:43 | 30/01/2026
0

Rreth 10 mijë banorë të Shushicës, në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes...

SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë

SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë

17:38 | 30/01/2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët

17:15 | 30/01/2026
Veriu i Kosovës voton sërish për ndarje nga Asociacioni Serb

Veriu i Kosovës voton sërish për ndarje nga Asociacioni Serb

17:00 | 30/01/2026
Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta

Aksidentet rrugore, Tonin Gjinaj: Të formalizohen autoshkollat me programe të qarta

16:41 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com