Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Latifi” i Veliajt nga Anglia, në sulm kundër SPAK-ut

7 muaj ago
in Aktualitet
“Latifi” i Veliajt nga Anglia, në sulm kundër SPAK-ut

Latifi” i Veliajt nga Anglia ka gjetur sërish hapësirën te Mero Baze, njeriu që u pasurua duke lëpirë pushtetin e rilindjes, shërbëtorin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili e dirigjonte se si të sulmonte prokurorët e SPAK-ut dhe që së fundi është kthyer edhe në avokatin mbrojtës të Ilir Beqajt, për të vijuar skenarin se kryebashkiaku Veliaj vijon të qëndrojë në paraburgim pa akuzë.
Në gazetën e Mero Bazes, “Tema”, sot është nxjerrë një material i Alastair Campbell, që duket të jetë një opinion, ku nënvizohet fjalia se “ajo që po ndodh me Veliajn duhet të na shqetësojë të gjithëve.”

Ndër rreshta “Latifi” i Veliajt nga Anglia vijon skenarin, të cilin në fakt CNA e paralajmëroi pak ditë më parë, duke thënë se:
Ai ka më shumë se 100 ditë që mbahet në paraburgim pa akuza zyrtare, pa e ditur se për çfarë pritet të akuzohet, ndërkohë që vazhdon të jetë kryetar bashkie dhe pritet të drejtojë punët ne kryeqytet. E gjithë kjo vjen nga SPAK-u – institucioni që supozohet të mbrojë sundimin e ligjit, jo ta komprometojë atë. Reforma në drejtësi nuk duhet të kthehet në tejkalim të drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të bëhet pretekst për veprime arbitrare”.

Mesa duket do të na duhet t’i kujtojmë edhe një herë që ndaj Veliajt nuk ka vetëm një, por ka katër akuza dhe kryebashkiaku është lënë në paraburgim me plot 3 vendime gjykate.
Më 22 maj 2025, SPAK në një njoftim tregoi se ndaj Veliajt është shtuar një akuzë e re për veprën penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X., kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Pra, janë 4 akuza të ngritura ndaj Veliajt nga drejtësia: Akuza e “Korrupsionit aktiv dhe pasiv i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Gjykata ka folur qartë dhe e ka shkruar e zeza mbi të bardhë se Erion Veliaj qëndron në burg pasi ka rrezik se mund të prishë provat, ndër motivacione të tjera që e kanë çuar në vendimin që Veliaj do të duhet të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Durrësit.
Po i kujtojmë këtu edhe përgjimet ku të gjithë shqiptarët e panë fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut, i cili dirigjonte mediat se si të shantazhonin, intimidonin apo kërcënonin prokurorët që e çuan pas hekurave për një sërë akuzash.

Në fakt, Erion Veliaj ndodhet në burg se ka dyshime të arsyeshme, ka fakte, ka prova, ka akuza që po vërtetohen dhe gjithashtu ai mund t’i prishë këto prova ndërkohë që po hetohet.

“Latifi” i Veliajt, nëpër rreshta, pasi u bën hyzmetin porosive, thotë dhe disa “xhevahire” që do t’i përkasin një shkrimi tjetër.

Kësaj i thonë “shkon për të vënë vetulla, por nxjerr sytë”./ CNA

TË LIDHURA

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta
Aktualitet

Shqiptarët për fundvit preferojnë destinacione nga bujtinat deri tek restorantet e shtrenjta

19:43 | 27/12/2025
Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë
Aktualitet

Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, makina përplas një person me biçikletë

17:50 | 27/12/2025
Next Post
Shtyhet seanca, gjykata gjobit avokaten e Asmer Bilali

Shtyhet seanca, gjykata gjobit avokaten e Asmer Bilali

Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

Gramsh, dalin përgjigjet e analizave: Vezët ishin të kontaminuara

Ish-deputeti i shkruan letër Silvinjos

Ish-deputeti i shkruan letër Silvinjos







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com