Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe Dritan Gjika, i njohur si “kreu i mafies shqiptare” në Ekuador

3 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe Dritan Gjika, i njohur si “kreu i mafies shqiptare” në Ekuador

Dritan Gjika, i cilësuar nga autoritetet ekuadoriane si një figurë kyçe e mafies shqiptare në Ekuador, është arrestuar ditën e sotme (26 maj) në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Ekuadorit përmes një postimi në rrjetin social X, ku konfirmohet se arrestimi u realizua gjatë një operacioni ndërkombëtar.

Dritan Gjika, i lindur në vitin 1976, ka jetuar në Ekuador që nga viti 2013 dhe është një emër i njohur për autoritetet lokale dhe ndërkombëtare. Ai u përfshi në një hetim të fshehtë të nisur nga policia ekuadoriane në vitin 2021, që kishte lidhje me Rubén Cherres, mik i Danilo Carrera — kunati i ish-presidentit të Ekuadorit, Guillermo Lasso. Cherres, i ekzekutuar pak kohë më parë, ishte bashkëortak me Gjikën në disa kompani.

Pavarësisht se, sipas të dhënave nga Shqipëria, Gjika ka vetëm shkollë të mesme dhe nuk ka precedentë penalë në vendin e tij, financat e tij në Ekuador morën hov gjatë periudhës së pandemisë. Nga viti 2015 deri më 2018, nuk rezulton të ketë paguar tatim mbi të ardhurat. Në vitet 2019-2020 ai pagoi shuma të vogla, ndërsa në vitin 2021 pagoi mbi 15 mijë dollarë taksa dhe mbi 3,700 dollarë për dalje valutash. Në vitin 2022, ndonëse nuk pagoi tatim mbi të ardhurat, kontribuoi sërish me afro 1,800 dollarë në dalje valutash.

Në qershor 2021, Gjika regjistroi një duzinë kompanish në të njëjtën ditë së bashku me Cherres, me një sërë objektesh të ndryshme, nga prodhimi i mishit, te turizmi dhe promovimi i shfaqjeve – një veprimtari që ka ngritur dyshime të forta për aktivitete pastrimi parash.

Edhe pse i pastër në Shqipëri, Gjika është përballur me probleme me autoritetet italiane, të cilat e dëbuan nga Treviso në shtator të vitit 2021 për mungesë dokumentacioni. Ai ka udhëtuar shpesh mes Shqipërisë dhe Dubait, dhe më 7 janar 2023 – pak para daljes së materialeve të para hetimore mbi aktivitetin e tij – është larguar drejt Turqisë, pas së cilës nuk kishte më gjurmë të qarta për vendndodhjen e tij.

Arrestimi i tij i sotëm konsiderohet si një hap i rëndësishëm në luftën ndërkombëtare kundër krimit të organizuar shqiptar me bazë në Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme.

TË LIDHURA

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi
Aktualitet

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

21:28 | 25/08/2025
Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025
U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun
Aktualitet

U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

20:03 | 25/08/2025
Next Post
Polonia, Lewandowski mungon në ndeshjet e radhës

Polonia, Lewandowski mungon në ndeshjet e radhës

Prrenjas, vdes minatori – Administratori: U shemb tavani, i ra një gurë në kokë

Prrenjas, vdes minatori – Administratori: U shemb tavani, i ra një gurë në kokë

Përse na duhen kaq shumë fitore? – nga Edi Rama

Përse na duhen kaq shumë fitore? – nga Edi Rama

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Bota

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

by mirseda
21:43 | 25/08/2025
0

Franca po përballet me një krizë të thellë politike, teksa kryeministri François Bayrou duket i rrezikuar të...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

21:28 | 25/08/2025
Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

21:05 | 25/08/2025
Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025
Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

20:21 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com