Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Akreditohet ndërkombëtarisht Kolegji Profesional i Formimit policor

7 muaj ago
in Aktualitet
Akreditohet ndërkombëtarisht Kolegji Profesional i Formimit policor

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u dorëzua certifikata e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit – IADLEST.

Ky moment shënon një arritje madhore për arsimin policor në vendin tonë dhe për Policinë e Shtetit në tërësi.

Në ceremoni morën pjesë Zëvendësministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rektori i Akademisë së Sigurisë, Rektori i Universitetit të Tiranës, Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtori dhe Atasheu i ICITAP, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA, Drejtoresha e Përgjithshme e ASCAL, përfaqësues të tjerë të Policisë së Shtetit, të Ambasadës së ShBA në Shqipëri dhe të Akademisë së Sigurisë, si dhe kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor. Të gjithë pjesëmarrësit e konsideruan këtë certifikim si një arritje strategjike në funksion të rritjes së standardeve të trajnimit dhe edukimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda gjatë fjalës së tij, e cilësoi këtë akreditim si një dëshmi konkrete e përkushtimit për standarde ndërkombëtare dhe cilësi në formimin profesional të punonjësve të Policisë.

“Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht ICITAP dhe IADLEST”, u shpreh ai, duke theksuar rolin vendimtar që kanë luajtur këto institucione në modernizimin e kurrikulave dhe në rritjen e cilësisë së arsimit policor.

Në fjalën e mbajtur në ceremoni, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Nency VanHorn evidentoi rolin aktiv të Policisë së Shtetit në forcimin e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit.

Ndër të tjera, ajo u shpreh, “policia e Shtetit dhe oficerët që trajnohen në Akademinë e Sigurisë janë tashmë pjesë e një standardi ndërkombëtar.

Ata janë partnerët tanë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e komuniteteve tona, si në Shqipëri ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Në të njëjtën linjë, Zëvendësministri i Brendshëm vlerësoi akreditimin si një gur themeli për një polici moderne dhe profesionale.

“Në themel të çdo shërbimi të mirë që ofron Policia qëndron një komponent bazë, arsimimi cilësor dhe me standarde të larta etike dhe profesionale. Një polici e mirë nis nga një arsimim i mirë,” theksoi ai.

Zëvendësministri theksoi gjithashtu se ky certifikim vjen në një moment ku Shqipëria ka demonstruar kapacitete të larta në menaxhimin e tri ngjarjeve madhore brenda një jave, Giro d’Italia, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe procesi zgjedhor i 11 majit.

Ndërkaq, Rektori Mandro u shpreh “ky vlerësim maksimal dhe titulli “Ekselent” që na rreshton mes vetëm 4 akademive ndërkombëtare me këtë nderim, është një moment historik për Akademinë e Sigurisë.

Jemi thellësisht mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Kjo arritje është fryt i përkushtimit të palodhur të stafit tonë akademik dhe administrativ, një dëshmi se kur punohet me vizion dhe seriozitet, standardet më të larta jo vetëm që arrihen, por dhe tejkalohen”.

Akreditimi ndërkombëtar i Kolegjit Profesional të Formimit Policor do t’i shërbejë drejtuesve, stafit dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë, si një motiv i lartë për të vijuar me angazhim maksimal rrugën e profesionalizmit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, për forcimin e sigurisë publike.

TË LIDHURA

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina
Aktualitet

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Durrës/ Plagos 41-vjeçarin me mjet prerës, autori shpallet në kërkim

17:50 | 03/12/2025
Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës
Aktualitet

Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës

16:29 | 03/12/2025
Next Post
Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin

Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin

Largimi i heshtur i Conceição-s nga Milani, as konferencë për shtypin për lamtumirën

Largimi i heshtur i Conceição-s nga Milani, as konferencë për shtypin për lamtumirën







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

by mirseda
22:51 | 03/12/2025
0

Izraeli dhe Libani kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, si pjesë e...

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com