Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Costa: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE para 2030

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Costa: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE para 2030

Për presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE-së, duke e cilësuar si në rrugën e duhur të anëtarësimit.

I mbërritur në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik të liderëve të Europës, Costa në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dha sinjale pozitive për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Rezultati i zgjedhjeve këtë javë konfirmoi edhe një herë dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE dhe i dashur, Edi, më lejoni t’ju përgëzoj edhe një herë për këtë fitore mbresëlënëse! Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është objektivi ynë i përbashkët dhe këtu nuk bëhet fjalë për ‘në qoftë se’ apo ‘se si’, po këtu bëhet fjalë për ‘kur’. Tashmë dy çështje janë kyçe: ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës, në veçanti sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit”, tha Antonio Costa, President i Këshillit të Evropës.

Costa nuk e përjashtoi mundësinë që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së përpara vitit 2030, por kjo, sipas tij, varet nga plotësimi i kushteve.

“Nuk është se po kërkoj ndonjë datë magjike në vetvete, por ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po arrin Shqipëria. Sapo të kemi përfunduar procesin, ne do ta bëjmë anëtare të BE-së, pse jo edhe përpara vitit 2030”, tha Costa.

Kryeministri Edi Rama, nga ana e tij, u shpreh i vendosur për mbylljen e negociatave sipas planit të dakordësuar me Brukselin, duke synuar t’i hapë të gjithë kapitujt brenda vitit dhe mbylljen e tyre në vitin 2027.

“Ne na është dhënë mundësia historike pasi janë rreshtuar yjet bashkë dhe Bashkimi Europian ka hapur derën. Kështu që ne do bëjmë tonën. Pasi ne të bëjmë tonën, pastaj topi është në fushën e tyre për të hapur derën”, tha Rama.

Nuk munguan as batutat në lidhje me mosbesimin për procesin e anëtarësimit.

“Besoni tek ne. E mbaj mend shumë mirë përpara disa vitesh kur kemi ardhur këtu në Tiranë dhe kemi dëgjuar Edi Ramën kur tha: ‘Dëgjoni, askush nuk ju beson më ose që ne do të bëhemi shtet anëtar, sepse aq shumë herë është thënë saqë tashmë askush nuk e beson’. Kështu që, jam i sigurt që edhe Edi Rama beson tani në një gjë që nuk besonte para dy vitesh”, tha Costa.

“Unë personalisht nuk e kam humbur asnjëherë besimin, por gjithmonë kam thënë që kjo është një histori dashurie. Deri kur ana tjetër do ta ndiejë nevojën për ty, ti duhet të mos dorëzohesh”, tha Rama.

Tv Klan

TË LIDHURA

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet 60-vjeçari
Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet 60-vjeçari

09:58 | 20/06/2025
I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari
Aktualitet

Pr*stitucion në plazh, policia zbulon ‘shtëpinë rozë’ në Durrës, arrestohen 4 kineze, në kërkim një angleze

09:42 | 20/06/2025
Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
Next Post
Jorida Tabaku drejt mandatit në Tiranë, 1620 vota përpara Ilir Alimehmetit

Jorida Tabaku drejt mandatit në Tiranë, 1620 vota përpara Ilir Alimehmetit

Përçarje në opozitë: Beleri braktis Berishën dhe i kërkon dorëheqjen

Përçarje në opozitë: Beleri braktis Berishën dhe i kërkon dorëheqjen

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit

Tension në Eurovision: Protestë ndalon provën e Izraelit

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet 60-vjeçari
Aktualitet

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet 60-vjeçari

by mirseda
09:58 | 20/06/2025
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi...

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

Pr*stitucion në plazh, policia zbulon ‘shtëpinë rozë’ në Durrës, arrestohen 4 kineze, në kërkim një angleze

09:42 | 20/06/2025
Australia mbyll ambasadën në Teheran, urdhëron zyrtarët të largohen nga Irani

Australia mbyll ambasadën në Teheran, urdhëron zyrtarët të largohen nga Irani

09:20 | 20/06/2025
Rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës publike

Rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës publike

09:14 | 20/06/2025
Sulmet me Izraelin, Britania e Madhe dhe BE zhvillojnë sot bisedime me Iranin

Sulmet me Izraelin, Britania e Madhe dhe BE zhvillojnë sot bisedime me Iranin

08:34 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com