Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kadilli: Lista në Fier dhe Elbasan, më të dobëtat e Berishës!

2 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kadilli: Lista në Fier dhe Elbasan, më të dobëtat e Berishës!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar zhvillimet në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke u ndalur si te konfliktet brenda partive të vogla, ashtu edhe te performanca e listave të paraqitura nga Partia Demokratike në qarqe si Fieri dhe Elbasani.

Sipas Kadillit, mënyra se si partitë e vogla e trajtuan këtë proces, i ngjan shumë përplasjeve mes figurave të partive të mëdha, duke munguar thellësisht vullneti për bashkëpunim dhe me një gjuhë që ai e cilëson si ‘urrejtje’ dhe ‘të paprinciptë’.

“Konfliktet e partive të vogla ishin krejtësisht të ngjashme me përplasjet e figurave të partive të mëdha. Nëse partitë e vogla demonstruan pazotësi për kompromis, për më tepër demonstruan dhe një gjuhë urrejtjeje ndaj njëri-tjetrit, një luftë të paprinciptë të njëri-tjetrit dhe një humbje të fokusit, fokusi nuk ishte t’i ofronin qytetarëve diçka të re. Fokusi ishte kush do dalë i dyti apo i treti mes tyre”, -tha Kadilli.

Duke komentuar situatën në Fier, Kadilli nuk i kurseu kritikat për përzgjedhjet që, sipas tij, kanë qenë totalisht të gabuara dhe të huaja për zonën.

“Shiko këto figurat shihen të rëndësishme se u jepet një funksion, po t’ua heqësh funksionin, i ikën fare kredibiliteti, lista e Fierit dhe lista e Elbasanit kanë qenë nga listat më të dobëta që ka paraqitur Berisha në këto zgjedhje. Të thuash që në listën e Fierit, nuk ka asnjë ndryshim me 2021 apo me 2017, thjesht është e njëjta listë, s’është Alibeaj por është Bardhi dhe një listë aspak përfaqësuese. Pra nuk ka asnjë fierak në atë listë, deri tek numri 5, tek 6 mbase. Edhe Baçi nuk është tamam fierak, është nga Delvina, ka shkuar në ’92 në Fier. Nuk ka asnjë Mallakastriot, nuk ka asnjë. Nuk ka asnjë nga komunitetet atje. Sjelljet qesharake të atij të Lushnjes dhe Baçit nuk krijojnë dot raport me terrenin në Fier. Ata që kanë pranuar të jenë të sigurt atje nuk do të prekin asnjëherë ëndrrën e komunikimit me Berishën.”, -tha Kadilli.

Ish-deputeti nuk kurseu as Gazment Bardhin, të cilin e cilësoi si ‘më të pavotuarin’ në Partinë Demokratike dhe shkaktar të dështimit në Elbasan.

“Njeriu që është më i pavotuar në PD është zoti Bardhi, ku dështim ka qenë në Elbasan. Mandatin e fundit e kanë mbajtur me 200 vota, me shumë pak. Lista shumë e gabuar, lista ka qenë një kosto jo e vogël e humbjes së PD-së në këto zgjedhje”, përfundoi Kadilli.

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Mediat greke shkruajnë për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

Mediat greke shkruajnë për zgjedhjet e 11 majit: PS drejt mandatit të katërt!

Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’

Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’

Meloni uron Ramën për rizgjedhjen: Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë po forcohet më tej

Meloni uron Ramën për rizgjedhjen: Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë po forcohet më tej

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com