Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Samiti i 16 Majit në Tiranë, rrugët që do bllokohen nga nesër

9 muaj ago
in Kryesore, Shqipëria
Samiti i 16 Majit në Tiranë, rrugët që do bllokohen nga nesër

Policia e Shtetit ka publikuar zyrtarisht planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian, i cili do të zhvillohet më 16 maj në Tiranë, me pjesëmarrjen e dhjetëra liderëve të vendeve europiane.

Këto masa të rrepta sigurie përfshijnë bllokime të qarkullimit, ndalim parkimesh dhe kufizime të hyrje-daljeve në disa zona kyçe të kryeqytetit.

Sipas Policisë, më 16 maj, nga ora 06:00 deri në 18:00, do të ketë bllokim total të qarkullimit të automjeteve në zonën ku do të zhvillohet samiti. Ndërkohë, më 14, 15 dhe 16 maj, në varësi të lëvizjes së delegacioneve, do të ketë bllokime të përkohshme në aksin Aeroporti “Nënë Tereza”– Tiranë, si dhe në rrugët që lidhin hotelet me vendin e zhvillimit të samitit.

Gjithashtu, do të ndalohet hyrja dhe dalja nga garazhet në zonat e bllokuara, ndërsa automjetet që rezultojnë të parkuara në kundërshtim me planin do të largohen nga Policia Rrugore dhe ndëshkohen sipas ligjit.
Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:

Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:

o Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;

o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;

o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;

o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;

o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE
Bllokime të plota të akseve rrugore:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”
Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;

o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;

o Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

III. BLLOKIME TE PARKIMEVE

o Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.

o Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.

Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:

o Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.

o Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.

Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

KUFIZIME TE PJESESHME
Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;
Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
Hotel “Rogner” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, – Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
Hotel “Plaza” – Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
Hotel “Xheko Imperial” – Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
Hotel “Radison” – Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
Hotel “Ark Boutique” – Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
Hotel “Diplomat 1” – Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
Hotel “Holiday In”, Rinas – Mbikalimi në Qafë Kashar – Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).

Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”
NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI
o Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” – Rruga e Elbasanit – Rruga “George Ë. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
Përplasje në KZAZ 40, policia tenton të nxjerrë me forcë vëzhguesit e partisë “Mundësia”

Përplasje në KZAZ 40, policia tenton të nxjerrë me forcë vëzhguesit e partisë "Mundësia"

“Të mbrohet çdo votë me përkushtimin më të madh”, Berisha

Berisha njofton protestë më 16 maj, në ditën e Samitit me liderët europianë në Tiranë

Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi

Përkujtohet në 35-vjetorin e rënies në krye të detyrës “Dëshmori i Atdheut”, Fatmir Latifi







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com