Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Berisha: Rama tallet me shqiptarët me Lamborghinin e Noizyt, i bie daulles kot në Dibër

5 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Berisha: Rama tallet me shqiptarët me Lamborghinin e Noizyt, i bie daulles kot në Dibër

Gjatë një takimi elektoral në Peqin, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha një sërë premtimesh mbi rritjen e ndjeshme të pagave dhe pensioneve nëse vjen në pushtet. Ai deklaroi se në 100 ditët e para të qeverisjes së PD-së, nuk do të ketë më paga më të ulëta se 500 euro në Shqipëri.

“U siguroj se me 11 Maj, me votën tuaj, ju bëni një ndryshim epokal sepse pas 11 Majit në 100 ditët e para nuk do të ketë rrogëtar me rrogë më të ulët se 500 euro në Shqipëri. Dhe se rroga mesatare do jetë 1250 euro. Nuk do ketë mësues me rrogë nën 1500 euro”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se një tjetër prioritet do të jetë rritja e pensioneve, duke kritikuar trajtimin aktual të kësaj kategorie nga qeveria Rama. Sipas tij, pensionistët aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike, me një pension mesatar prej 172 eurosh.

“Çdo pensionisti i kërkoj vetëm një gjë: t’i shtrojë vetes pyetjen, si ka mundësi që pensionisti malazez, që në 2013 merrte 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë? Në 100 ditët e para u siguroj se nuk do ketë pensionist me pension nën 200 euro”, tha Berisha.

Kreu i PD komentoi edhe aktivitetin elektoral të Partisë Socialiste në Dibër, duke e ironizuar si një “shfaqje tallëse me qytetarët”, ku sipas tij, përfshihej luksi i panevojshëm, ndërsa qytetarët përballen me varfëri.

“Tallet me shqiptarët, merr daullen i bie daulles. Gjen dhe Noizyn me Lamborghini. Lamborghini i Noizyt nuk është pensione dhe rroga. Ai ta gëzojë, por ç’punë ka pensionisti me të?”, tha Berisha, duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për ndryshim më 11 maj.

TË LIDHURA

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, anulon zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, anulon zgjedhjet në Tiranë

14:57 | 09/10/2025
Spiropali:“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza”.
Aktualitet

Spiropali:“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza”.

14:42 | 09/10/2025
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

14:26 | 09/10/2025
Next Post
Keisi pas përjashtimit nga Ferma VIP: Jam bërë pishman

Keisi pas përjashtimit nga Ferma VIP: Jam bërë pishman

Rama sulmon partitë e vogla: ‘Të rinj, por në tru janë bufa’

Rama sulmon partitë e vogla: ‘Të rinj, por në tru janë bufa’

Aksidenti i rëndë në Lepenicë, ja si paraqitet gjendja e nënës dhe 2 fëmijëve

Aksidenti i rëndë në Lepenicë, ja si paraqitet gjendja e nënës dhe 2 fëmijëve







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, anulon zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit, anulon zgjedhjet në Tiranë

by mirseda
14:57 | 09/10/2025
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 9 Nëntorit në Bashkinë e Tiranës. Vendimi...

Spiropali:“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza”.

Spiropali:“Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza”.

14:42 | 09/10/2025
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

14:26 | 09/10/2025
Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

Prokuroria e Durrësit hap sot 102 kontejnerë në zonën industriale të Porto Romanos

13:19 | 09/10/2025
Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

Propozim i gjyqtarëve: Policitë private të hiqen nga gjykatat

12:27 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com