Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Babi ndihmë, një burrë po më ngacmon’. Thirrja e 15-vjeçarit nxit verdiktin e Prokurorisë

4 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
‘Babi ndihmë, një burrë po më ngacmon’. Thirrja e 15-vjeçarit nxit verdiktin e Prokurorisë

Një burrë i cilësuar si pedofil përsëritës është në pritje të marrë dënimin gjyqësor pasi sot Prokuroria e Beratit njoftoi se ka kërkuar 6 vite burg për të, pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një djalë të mitur dhe i kërkoi të kryenin marrëdhënie intime.

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë të mprehtë. Po ashtu, djali 15 vjeçar dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.

Prokuroria e Beratit bëri me dije më 26 nëntor, se shtetasi i mitur A.Gj., kishte bërë kallëzim penal ndaj këtij personi, duke e denoncuar se e ka kapur dhe çjerrë nga dora, por më pas i është afruar babai dhe e ka larguar prej tij.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, babai i të miturit deklaroi se e ka telefonuar djali dhe i ka thënë po më ndjek një burrë dhe ai menjëherë ka dalë nga banesa dhe ka ikur në drejtim të djalit.

Nga ana e organit procedues u bë këqyrja e pamjeve filmike nga ku rezultoi se i mituri kthen kokën pas për të parë kush e ndjek dhe më pas shfaqet i akuzuari, i cili e ndjek nga pas. Nga analiza e provave shkresore të administruara, rezultoi se ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se i akuzuari ka kryer veprën penale të “Ngacmimi seksual”.

Në këto kushte, prokuroria vlerësoi se duhet të procedohet me ndalimin e menjëhershëm të tij, pasi ekziston rreziku që ky shtetas të largohet dhe t’i shmanget hetimit.

I dyshuari fillimisht është proceduar në gjendje të lirë në datën 25.11.2024 dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin e datës 16.12.2024, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ngacmim seksual”, sepse dyshohet se më datë 25.11.2024, ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçarin”.

Çfarë deklaroi sot Prokuroria

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, njoftoi zyrtarisht se kërkon gjashtë vite burg për shtetasin R.O. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas, më 25.11.2024, ka ngacmuar një të mitur, shtetasin A.Gj., i cili ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora dhe kjo situatë ndryshoi vetëm kur babai i të miturit, mbërriti në vendngjarje pas telefonatës nga i biri.

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mprehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.

Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të, pa dëshirën e tij.

Në përfundim të hetimeve dhe nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër, provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri R. O., nëpërmjet veprimeve aktive të drejtpërdrejta ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj shtetasit të mitur.

Ky shtetas rezulton edhe i dënuar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a/1 i Kodit Penal. Sa më lart, në përfundim të hetimit gjyqësor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Berat, kërkon:

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale të “Ngacmimi sekusal”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

TË LIDHURA

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet
Aktualitet

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

18:14 | 03/09/2025
Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit
Aktualitet

Solidaritet pas flakëve/ Elbasani i jep 3 milionë lekë ndihmë Gramshit

16:53 | 03/09/2025
Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari
Aktualitet

Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

16:15 | 03/09/2025
Next Post
Çfarë po ndodh? Egli s’e mbështet fare Gjestin!

Çfarë po ndodh? Egli s’e mbështet fare Gjestin!

Ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit, Dembele qetëson francezët: Gjithçka në rregull

Ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit, Dembele qetëson francezët: Gjithçka në rregull

A është lobimi për heqjen e non gratës? Ja si përgjigjet Berisha

A është lobimi për heqjen e non gratës? Ja si përgjigjet Berisha

JU REKOMANDOJMË

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime
Bota

Covid-19, Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

by mirseda
18:32 | 03/09/2025
0

Kompania shumëkombëshe farmaceutike Pfizer po mbron transparencën e të dhënave të vaksinës së saj kundër COVID-19 në...

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës mes përplasjesh për aksionet

18:14 | 03/09/2025
Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

Reuters: Xi i Kinës shfaq pushtet në paradën ushtarake me Putinin dhe Kim Jong Un, shfaqje force me armët e reja

17:59 | 03/09/2025
Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

Bosnje Hercegovina ngre alarmin për ngarkesën e frutave nga Shqipëria

17:54 | 03/09/2025
Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, ja kush janë 6 të kualifikuarit

17:39 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com